Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 34 datë 11.09.2009 - Universiteti “Aleksandër Moisiu”

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 34 datë 11.09.2009

Për vlerësimin e Programeve të Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Diplomë e Nivelit të Dytë (DND) në:
1. MENAXHIM me profile:
· Menaxhim Biznesi
· Marketing
2. POLITIKA DHE ADMINISTRIM me profile:
· Administrim Publik
· Administrim Financiar
3. EKONOMI – BIZNES me profile
· Ekonomi Biznesi
· Financë - Bankë
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programet e Reja të Studimit, Diplomë e Nivelit të Dytë në: “Menaxhim” me profil– a. Menaxhim Biznesi, b. Marketing, “Politika dhe Administrim” me profil – a. Administrim Publik, b. Administrim Financiar, “Ekonomi – Biznes” me profile – a. Ekonomi Biznesi, b. Financë – Bankë, të kërkuara nga Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, bazuar në raportin e vlerësimit teknik, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Diplomë e Nivelit të Dytë në “Menaxhim” me profile – a. Menaxhim Biznesi, b. Marketing, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Diplomë e Nivelit të Dytë në “Politika dhe Administrim” me profile – a. Administrim Publik, b. Administrim Financiar, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Diplomë e Nivelit të Dytë në “Ekonomi – Biznes” me profile – a. Ekonomi Biznesi, b. Financë – Bankë, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv.
Vlerësimi përfundimtar për 3 (tre) Programet e Studimit bëhet me sugjerimin që të plotësohen syllabuset e lëndëve me temat që do të trajtojë lënda në formimin teorik dhe praktik, duke i dhënë ato në mënyrë të hollësishme.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Diplomë e Nivelit të Dytë në “Menaxhim” me profile – a. Menaxhim Biznesi, b. Marketing”, të hapet.
Programi i Studimit: Diplomë e Nivelit të Dytë në “Politika dhe Administrim” me profile – a. Administrim Publik, b. Administrim Financiar”, të hapet.
Programi i Studimit: Diplomë e Nivelit të Dytë në “Ekonomi – Biznes” me profile a. Ekonomi Biznesi, b. Financë – Bankë”, të hapet.

 

KËSHILLI i AKREDITIMIT