Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 331, datë 08.06.2012, Akademia Profesionale e Biznesit

Për Programet e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Master i Shkencave (M.Sc.) në:
1. MENAXHIM BIZNESI
2. KONTABILITET FINANCE

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimet për hapjen e Programeve të reja të studimit Master i Shkencave, të kërkuara nga “Akademia Profesionale e Biznesit”, Tiranë, bazuar në raportet e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:


1. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “Menaxhim Biznesi”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

2. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “Kontabilitet Financë”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.


Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Programi i Studimit: Master i Shkencave në Menaxhim Biznesi
të hapet

Programi i Studimit: Master i Shkencave në Kontabilitet Financë
të hapet

Zj. Anila Hoda; Z.Vladimir Nika; Zj. Edlira Late dhe Z. Ilir Bozgo nuk ishin të pranishëm në këtë mbledhje.