KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 33 datë 11.09.2009
Për vlerësimin e Programeve të Studimit të Ciklit të Tretë që përfundojnë me Master të Nivelit të Dytë (MND) në:
1. HISTORI
2. ARKEOLOGJI
3. TRASHËGIMI KULTURORE
4. MARRËDHËNIE NDËRKOMBËTARE
5. SHKENCA GJUHËSORE
6. LETËRSI BOTËRORE
7. MATEMATIKË TEORIKE
8. SISTEMET INFORMATIKE TË AVANCUARA
9. FIZIKË me drejtime:
· Fizikë teorike llogaritëse
· Fizikë e aplikuar
· Biofizikë
10.FIZIKË DHE KIMI MATERIALESH
11.INXHINIERI E PROCESEVE KIMIKE
12.TEKNOLOGJITË DHE MIKROBIOLOGJITË E USHQIMEVE
13.ANALIZA KIMIKE DHE INSTRUMENTALE
14.BIOLOGJI me drejtime:
· Biologji Shtazore
· Biologji Bimore
· Edukim Biologjik
15.BIOLOGJI EKSPERIMENTALE me drejtime:
· Biologji Qelizore
· Gjenetikë e Populltave
· Mikrobiologji
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programet e Reja të Studimit, Master i Nivelit të Dytë në: “Histori”, “Arkeologji”, “Trashëgimi Kulturore”, “Marrdhënie Ndërkombëtare”, të kërkuara nga Fakulteti i Histori Filologjisë, “Shkenca Gjuhësore”, “Letërsi Botërore”, të kërkuara nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja; “Matematikë Teorike”, “Sistemet Informatike të Avancuara”, “Fizikë” me drejtime – a. Fizikë Teorike Llogaritëse, b. Fizikë e Aplikuar, c. Biofizikë, “Fizikë dhe Kimi Materialesh”, “Inxhinieri e Proceseve Kimike”, “Teknologjitë dhe Mikrobiologjitë e Ushqimeve”, “Analiza Kimike dhe Instrumentale”, “Biologji” me drejtime – a. Biologji Shtazore, b. Biologji Bimore, c. Edukim Biologjik, “Biologji Eksperimentale” me drejtime – a. Biologji Qelizore, b. Gjenetikë e Popullatave, c. Mikrobiologji, të kërkuara nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës, bazuar në raportin e vlerësimit teknik, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master i Nivelit të Dytë në Histori, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master i Nivelit të Dytë në Arkeologji, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master i Nivelit të Dytë në Trashëgimi Kulturore, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master i Nivelit të Dytë në Marrëdhënie Ndërkombëtare, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master i Nivelit të Dytë në Shkenca Gjuhësore, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master i Nivelit të Dytë në Letërsi Botërore, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master i Nivelit të Dytë në Matematikë Teorike, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv me sugjerimet e mëposhtme:
1. Të qartësohet mënyra e realizimit të planit mësimor gjatë kohëzgjatjes së studimeve.
2. Të shihet mundësia që i gjithë stafi mësimor i këtij PS, të ketë kualifikimin e duhur.
3. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master i Nivelit të Dytë në Sistemet
. Informatike të Avancuara, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv me kusht që të plotësohen mangësitë e mëposhtme:
1. Të specifikohet qartë kriteri i pranimit të studentëve
2. Të rishihet plani mësimor në lidhje me:
3. Konvertimin ECTS – orë mësimore
4. ECTS që kanë lidhje me mikrotezën të grupohen
5. Të plotësohen syllabuset me elementët e munguara
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master i Nivelit të Dytë në Fizikë me drejtime – a. Fizikë Teorike Llogaritëse, b. Fizikë e Aplikuar, c. Biofizikë, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv me sugjerimet e mëposhtme:
1. Të rishihen kriteret e pranimit të studentëve duke iu dhënë mundësi aplikimi të diplomuarve në fusha të përafërta apo të diplomuar jashtë vendit.
2. Kriteret e frekuentimit të studentëve të jenë më fleksibël
3. Të shihet mundësia e futjes së lëndëve më zgjedhje nga fushat aplikative
. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master i Nivelit të Dytë në Fizikë dhe Kimi Materialesh, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv me sugjerimet e mëposhtme:
1. Të rishihen kriteret e pranimit të studentëve duke iu dhënë mundësi aplikimi të diplomuarve në fusha të përafërta apo të diplomuar jashtë vendit.
2. Kriteret e frekuentimit të studentëve të jenë më fleksibël
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master i Nivelit të Dytë në Inxhinieri e Proceseve Kimike, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv me sugjerimet e meposhtme qe do te permiresonin cilesine ne ofrimin e ketij programi:
1. Të shihet mundësia për rritjen e peshës së lëndëve me karakter të mirëfilltë formues ne kurriz te atyre me zgjedhje, pasi keto te fundit kane nje ngarkese te pamerituar per kete program dhe nivelin e tij
2. Një pjesë praktike është parashikuar brenda mikrotezës (duke gjykuar nga pesha në orë që i jepet kësaj të fundit), megjithatë duhet të parashikoheshin edhe ECTS në zërin Trajnim/praktike/Stazh, edhe pse në masë të vogël nisur nga natyra e thelluar e programit
3. Studentët që do pranohen në këtë program gjykuar edhe nga fakti që kemi të bëjmë me një program të ciklit të tretë, të kenë të dhëna hyrëse (mesatare apo te tjera) më të larta se të parashikauarat, pasi kriteri i parashikuar (mesatare 7) do e vështiresonte disi kuptimin e përmbajtjes së programeve dhe përballimin e ngarkeses së parashikuar.
4. Literatura në syllabuse duhet të rishikohet për tu pasuruar me literaturë me bashkëkohore dhe më të përshtatshme për nivelin e programit të studimit.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master i Nivelit të Dytë në Teknologjitë dhe Mikrobiologjitë e Ushqimeve, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv me kusht që: 1. Modulet teknologjike dhe mikrobiologjike të propozuara në programin e propozuar duhet të trajtojnë teknologji të avancuara (përparuara, thelluara) prodhimi në grup të produkteve ushqimore. Për të realizuar ato duhet të përdoret literaturë më e specializuar dhe bashkëkohore.
2. Misioni dhe Objektivat duhet të jenë më specifike dhe më të matshme. Elementët praktikë/profesionalë duhet të zenë një vend më të madh në këtë program.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master i Nivelit të Dytë në Analiza Kimike dhe Instrumentale, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv me sugjerimin për të përfshirë në elementet e mësimit edhe pikën Trajnim/stazh/praktikë mësimore ose profesionale, si dhe disa kredite, që duhen zhvilluar në sektorët përkatës të industrisë.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master i Nivelit të Dytë në Biologji me drejtime – a. Biologji Shtazore, b. Biologji Bimore, c. Edukim Biologjik, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master i Nivelit të Dytë në Biologji Eksperimentale me drejtime – a. Biologji Qelizore, b. Gjenetikë e Popullatave, c. Mikrobiologji, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Master i Nivelit të Dytë në “Histori”, të hapet.
Programi i Studimit: Master i Nivelit të Dytë në “Arkeologji”, të hapet.
Programi i Studimit: Master i Nivelit të Dytë në “Trashëgimi Kulturore”, të hapet.
Programi i Studimit: Master i Nivelit të Dytë në “Marrëdhënie Ndërkombëtare”, të hapet.
Programi i Studimit: Master i Nivelit të Dytë në “Shkenca Gjuhësore”, të hapet.
Programi i Studimit: Master i Nivelit të Dytë në “Letërsi Botërore”, të hapet.
Programi i Studimit: Master i Nivelit të Dytë në “Matematikë Teorike”, të hapet.
Programi i Studimit: Master i Nivelit të Dytë në “Sistemet Informatike të Avancuara”, të hapet.
Programi i Studimit: Master i Nivelit të Dytë në “Fizikë” me drejtime – a. Fizikë Teorike Llogaritëse, b. Fizikë e Aplikuar, c. Biofizikë, të hapet.
Programi i Studimit: Master i Nivelit të Dytë në “Fizikë dhe Kimi Materialesh”, të hapet.
Programi i Studimit: Master i Nivelit të Dytë në “Inxhinieri e Proceseve Kimike”, të hapet.
Programi i Studimit: Master i Nivelit të Dytë në “Teknologjitë dhe Mikrobiologjitë e Ushqimeve”, të hapet.
Programi i Studimit: Master i Nivelit të Dytë në “Analiza Kimike dhe Instrumentale”, të hapet.
Programi i Studimit: Master i Nivelit të Dytë në “Biologji” me drejtime – a. Biologji Shtazore, b. Biologji Bimore, c. Edukim Biologjik, të hapet.
Programi i Studimit: Master i Nivelit të Dytë në “Biologji Eksperimentale” me drejtime – a. Biologji Qelizore, b. Gjenetikë e Popullatave, të hapet.
Vlerësimi Pozitiv me kusht i programit të studimit nënkupton që institucioni aplikues duhet të plotësojë kushtet e vëna dhe vetëm më pas të vijohet me procedurën e miratimit të tyre.
KËSHILLI i AKREDITIMIT