Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 329, datë 08.06.2012, Universiteti i New York-ut në Tiranë.

Për Programin e Studimit të Ciklit të Tretë që përfundon me Doktoraturë (Dr) në:
1. SHKENCA SHOQËRORE DHE HUMANE, me profile:
a. Edukim
b. Drejtësi

Këshilli i Akreditimit, pasi rishqyrtoi propozimin për plotësimin e kushteve të lëna në VKA Nr. 316 datë 16.03.2012, të Programit të ri të studimit “Doktoraturë në Shkenca Shoqërore dhe Humane, me profile: Edukim; Drejtësi”, të kërkuar nga Universiteti i New York-ut në Tiranë, bazuar në raportin e vlerësimit në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:

1. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Doktoraturë në “Shkenca Shoqërore dhe Humane, profili: Edukim”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

2. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Doktoraturë në “Shkenca Shoqërore dhe Humane, profili: Drejtësi”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Programi i Studimit: Doktoraturë në Shkenca Shoqërore dhe Humane, profili:
a. Edukim
të hapet

Programi i Studimit: Doktoraturë në Shkenca Shoqërore dhe Humane, profili:
a. Drejtësi
të hapet


Zj. Anila Hoda; Z.Vladimir Nika; Zj. Edlira Late dhe Z. Ilir Bozgo nuk ishin të pranishëm në këtë mbledhje.