Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 317, datë 16.03.2012, Shkolla e Lartë Private “Vitrina”

Për hapjen e njësive kryesore me emërtimet Fakulteti i Arkitekturës, Fakulteti i Mjekësisë dhe Fakulteti i Shkencave të Edukimit, në Shkollën e Lartë Private “Vitrina”, Tiranë.

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi relacionin “Për krijimin e Fakultetit të Arkitekturës, Fakultetit të Mjekësisë dhe Fakultetit të Shkencave të Edukimit”, të Shkollës së Lartë Private “Vitrina”, Tiranë, bazuar në raportin e vlerësimit të Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, bazuar në kriteret dhe standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këto përfundime:

• Struktura e re e kërkuar nga Shkolla e Lartë Private “Vitrina”, Tiranë, përbëhet nga:
1. Fakulteti i Arkitekturës:
a. Departamenti i Arkitekturës
b. Departamenti i Inxhinierisë së Ndërtimit
c. Departamenti i Formimit të Përgjithshëm
me sugjerimin: Programi i studimit të “Inxhinierisë së Ndërtimit”, i cili mendohet të jetë pjesë e Fakultetit të Arkitekturës, të zhvendoset në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit.

2. Fakulteti i Mjekësisë:
a. Departamenti i Mjekësisë së përgjithshme
b. Departamenti i Stomatologjisë
c. Departamenti i Farmacisë
d. Departamenti i Infermierisë

3. Fakulteti i Shkencave të Edukimit:
a. Departamenti i Sociologjisë
b. Departamenti i Cikit të Ulët dhe Parashkollor
c. Departamenti i Gjuhëve të Huaja

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Institucioni: Fakulteti i Arkitekturës, Shkolla e Lartë Private “Vitrina”, Tiranë.
të hapet

Institucioni: Fakulteti i Mjekësisë, Shkolla e Lartë Private “Vitrina”, Tiranë.
të hapet

Institucioni: Fakulteti i Shkencave të Edukimit, Shkolla e Lartë Private “Vitrina”, Tiranë.
të hapet


Z. Vladimir Nika nuk ishte i pranishëm në mbledhje.