Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 311, datë 16.03.2012 Për Programin e Studimit të Ciklit të Parë që përfundon me Bachelor (B.Sc.) në: Fashion Design

VENDIM
Nr. 311, datë 16.03.2012
Për Programin e Studimit të Ciklit të Parë që përfundon me Bachelor (B.Sc.) në:

1.   FASHION DESIGN
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për hapjen e Programit të ri të studimit, të kërkuar nga Institucioni i Arsimit të Lartë Privat “Shkolla e Lartë Amerikane e Tiranës”, bazuar në raportin e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
1.   Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Bachelor në “Fashion Design”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
      Programi i Studimit:                              Bachelor në Fashion Design
                                                                   të hapet
     
KËSHILLI i AKREDITIMIT