Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 309, datë 16.03.2012, Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan

Për hapjen e njësisë kryesore me emërtimin Fakulteti i Infermierisë, të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan.

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi relacionin “Për krijimin e Fakultetit të Infermierisë”, të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, bazuar në raportin e vlerësimit të Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, bazuar në kriteret dhe standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këto përfundime:

• Struktura e re e kërkuar nga Universiteti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan, përbëhet nga:
1. Fakulteti i Infermierisë:
a. Departamenti i Infermierisë
b. Departamenti i Lëndëve klinike dhe paraklinike
c. Qëndra e kërkimit dhe zhvillimit mjedisor e diagnostikues
d. Qëndra rajonale spitalore

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:


Institucioni: Fakulteti i Infermierisë, Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan.
të hapet


Z. Vladimir Nika nuk ishte i pranishëm në mbledhje.