Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 308, datë 16.03.2012 - Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 308, datë 16.03.2012


Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master Profesional (MP) në:

1.   INFERMIERI KIRURGJIKALE

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programin e Ri të Studimit “Master Profesional në Infermieri Kirurgjikale”, të kërkuar nga Fakulteti i Studimeve Profesionale, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, bazuar në raportin e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:                                                                    
1.   Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master Profesional në “Infermieri Kirurgjikale”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Programi i Studimit:                          Master Profesional në Infermieri Kirurgjikale
                                                        të hapet

KËSHILLI i AKREDITIMIT
Bardhyl MUSAI              Kryetar        __________________________
Anila HODA                            Nën/Kryetar__________________________
Gëzim HADAJ                Anëtar                   __________________________
Emil LAMANI                 Anëtar                   __________________________
Vladimir NIKA               Anëtar                   __________________________
Shyqyri LLACI                Anëtar                   __________________________
Edlira LATE                  Anëtar                   __________________________
Ilir BOZGO                    Anëtar                   __________________________
Qamil DIKA                             Anëtar                   __________________________
    
Z. Vladimir Nika nuk ishte i pranishëm në mbledhje.