Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 306, datë 16.03.2012, të Institucioni Privat “Shkolla e Lartë Ndërkombëtare e Tiranës”

Për Programet e Studimit të Ciklit të Parë që përfundojnë me Bachelor (B.Sc.) në:
1. MËSUESI PËR CIKLIN E ULËT
2. MËSUESI PËR CIKLIN PARASHKOLLOR

Këshilli i Akreditimit, pasi rishqyrtoi propozimin për plotësimin e kushteve të lëna në VKA Nr. 271 datë 04.11.2011, të Programeve të reja të studimit “Bachelor në Mësuesi për Ciklin e Ulët” dhe “Bachelor në Mësuesi për Ciklin Parashkollor”, të Institucionit Privat “Shkolla e Lartë Ndërkombëtare e Tiranës”, bazuar në raportet e vlerësimit në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:

1. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Bachelor në “Mësuesi për Ciklin e Ulët”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

2. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Bachelor në “Mësuesi për Ciklin Parashkollor”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimin: Të përputhet emërtimi i disiplinës “Pedagogji familjare” me përmbajtjen e këtij syllabusi.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Programi i Studimit: Bachelor në Mësuesi për Ciklin e Ulët
të hapet

Programi i Studimit: Bachelor në Mësuesi për Ciklin Parashkollor
të hapet

Z. Vladimir Nika nuk ishte i pranishëm në mbledhje.