Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 304, datë 13.01.2012 - SHLUP Universiteti për Biznes dhe Teknologji

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 304, datë 13.01.2012


Për Programet e Studimit të Ciklit të Parë që përfundojnë me Bachelor (B.Sc.) në:
1.   NDËRTIMTARI DHE INFRASTRUKTURË
2.   JURIDIK
3.   KOMUNIKIM, MULTIMEDIA DHE GAZETARI
4.   ARKITEKTURË DHE PLANIFIKIM HAPËSINOR

Për Programet e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Master i Shkencave (M.Sc.) në:

1.   NDËRTIMTARI DHE INFRASTRUKTURË
2.   SHKENCA KOMPJUTERIKE DHE INXHINIERI
3.   SISTEMET E INFORMACIONIT

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për hapjen e Programeve të reja të studimit, Bachelor dhe Master i Shkencave, të kërkuar nga Institucioni Privat i Arsimit të Lartë “Universiteti për Biznes dhe Teknologji”, Tiranë, bazuar në raportet e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:



1.   Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Bachelornë “Ndërtimtari dhe Infrastrukturë”, nuk përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Negativ, me argumentet e mëposhtme:

§  Mungojnë të dhëna për një studim real tregu të punës në përputhje me synimet strategjike të zhvillimit ekonomik kombëtar.
§  Mungon dokumentimi i bashkëpunimeve me kontrata apo marrëveshje.
§  Mungon plani mësimor me ngarkesën mësimore në auditor dhe jashtë auditorit për secilën lëndë/modul.
§  Shpërndarja e ECTS-ve sipas disa lëndëve/moduleve është jo e plotë për t’u përshtatur me këtë program studimi.
§  Mungojnë të dhëna për ndarjen e lëndëve/moduleve sipas veprimtarive formuese nga A në F.
§  Mungon ngarkesa mësimore në auditor e ndarë sipas formave të mësimdhënies.
§  Syllabuset e lëndëve/moduleve nuk janë të plotë me të gjithë elementët e tyre përbërës (p.sh emri dhe kualifikimi i pedagogut që do të zhvillojë lëndë; ngarkesa në orë në auditor/jashtë auditorit dhe ECTS; Literatura nuk paraqitet e ndarë në literaturë të detyruar dhe ndihmëse).
§  MungojnëCV e personelit akademik që do të angazhohen në këtë program studimi.
§  Mungojnëkritere të veçanta për përzgjedhjen e studentëve.
§  Mungojnëtë dhëna për pajisjet dhe mjediset e përshtatshme mësimore që Institucioni vë në dispozicion të studentëve.

2.   Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Bachelornë “Juridik”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:

Kushtet:

  • Të përputhet kohëzgjatja e programit të studimit, sipas ligjit për arsimin e lartë, i cili parashikon ciklin e parë të studimit me 3 vite akademike.
  • Të përcaktohet qartë tregu potencial i punës, si dhe tregu real.
  • Të paraqiten marrëveshjet e deklaruara me institucionet ndërkombëtare dhe kombëtare (Kosovë).
  • Të paraqitet plani mësimor me ngarkesën mësimore në auditor dhe jashtë auditorit për secilën lëndë/modul dhe të ndarë sipas formave të mësimdhënies për çdo lëndë/modul (jo në përqindje).
  • Të përshtatet numri i lëndëve/moduleve sipas Udhëzimeve të MASh.
  • Të paraqiten të dhëna për ndarjen e lëndëve/moduleve sipas veprimtarive formuese nga A në F.
§  Të paraqiten të gjithë syllabuset e lëndëve/moduleve dhe të plotësohen me të gjithë elementët e tyre përbërës (p.sh emri dhe kualifikimi i pedagogut që do të zhvillojë lëndë; ngarkesa në orë në auditor/jashtë auditorit dhe ECTS; Format e vlerësimit; Literatura e ndarë në literaturë të detyruar dhe ndihmëse, etj).
§  Të paraqiten CV e personelit akademik që do të angazhohen në këtë program studimi.

  • Të paraqiten të dhëna në lidhje me personelin ndihmës mësimor shkencor dhe administrativë.
  • Të paraqiten të dhëna për pajisjet dhe mjediset e përshtatshme mësimore që Institucioni vë në dispozicion të studentëve.
3.   Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Bachelornë “Komunikim, Multimedia dhe Gazetari”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:

Kushtet:

§  Të përcaktohet qartë forma e studimit për këtë program.
§  Të rregullohen mospërputhjet midis planit mësimor të paraqitur dhe tabelës përmbledhëse të lëndëve obligative/me zgjedhje.
§  Të saktësohen objektivat e programit të studimit.
§  Të paraqiten CV e personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi.
§  Të plotësohen syllabuset e lëndëve/moduleve me të gjithë elementët e tyre përbërës (p.sh emri dhe kualifikimi i pedagogut që do të zhvillojë lëndë; ngarkesa në orë në auditor/jashtë auditorit dhe ECTS; Format e vlerësimit; Literatura e ndarë në literaturë të detyruar dhe ndihmëse, etj).
§  Të plotësohen syllabuset e lëndëve me literaturë bashkëkohore.

4.   Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Bachelornë “Arkitekturë dhe Planifikim hapësinor”, nuk përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Negativ, me argumentet e mëposhtme:

§  Nuk përcaktohet qartë forma e studimit.
§  Mungojnë informacione apo ndonjë studim real i tregut nga IAL në përputhje me synimet strategjike të zhvillimit ekonomik kombëtar.
§  Të dhënat për lëndët, pedagogun, orët e leksioneve, seminareve/ushtrimeve, orët jashtë auditorit, kreditet etj sipas viteve të studimit duke bërë dhe totalet e orëve dhe krediteve në fund të çdo viti janë të paplota.
§  Syllabuset e lëndëve/moduleve me të gjithë elementet përbërës të një syllabusi sipas udhëzimeve përkatëse dhe praktikave më të mira të njohura në botë janë të paplotë.
§  MungojnëCV e personelit akademik që do të angazhohen në këtë program studimi.
§  Mungon një informacion mbi personelin për instruktimin, udhëheqjen dhe mbikëqyerjen e studentëve në praktika profesionale dhe mbi garantueshmërinë e mjediseve të mjaftueshme të IAL për zhvillimin e praktikave profesionale, nga vetë ajo apo në bashkëpunim me institucione të tjera.
§  Mungojnë kritere të veçanta për përzgjedhjen e studentëve.
§  Mungon informacioni mbi përshtatshmërinë e auditorëve, klasave dhe mjediseve të tjera në realizimin e programit të studimit.

5.   Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencavenë “Ndërtimtari dhe Infrastrukturë”, nuk përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Negativ, me argumentet e mëposhtme:

§  Mungojnëtë dhëna për një studim real tregu të punës në përputhje me synimet strategjike të zhvillimit ekonomik kombëtar.
§  Mungojnëbashkëpunimet me kontrata apo marrëveshje.
§  Mungojnë plani mësimor me ngarkesën mësimore në auditor dhe jashtë auditorit për secilën lëndë/modul.
§  Shpërndarja e ECTS-ve sipas disa lëndëve/moduleve është e paplotë t’u përshtatur me këtë program studimi.
§  Mungojnë të dhëna për ndarjen e lëndëve/moduleve sipas veprimtarive formuese nga A në F.
§  Mungon ngarkesa mësimore në auditor e ndarë sipas formave të mësimdhënies.
§  Syllabuset e lëndëve/moduleve nuk janë paraqitur me të gjithë elementët e tyre përbërës (p.sh emri dhe kualifikimi i pedagogut që do të zhvillojë lëndë; ngarkesa në orë në auditor/jashtë auditorit dhe ECTS; Literatura e ndarë në literaturë të detyruar dhe ndihmëse, etj).
§  MungojnëCV e personelit akademik që do të angazhohen në këtë program studimi.
§  Mungojnëkritere të veçanta për përzgjedhjen e studentëve.
§  Mungojnëtë dhëna për paisjet dhe mjediset e përshtatshme mësimore që Institucioni vë në dispozicion të studentëve.

6.   Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencavenë “Shkenca kompjuterike dhe Inxhinieri”, nuk përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Negativ, me argumentet e mëposhtme:

§  Mungojnëtë dhëna për një studim real tregu të punës në përputhje me synimet strategjike të zhvillimit ekonomik kombëtar.
§  Mungojnëbashkëpunimet me kontrata apo marrëveshje.
§  Mungon plani mësimor me ngarkesën mësimore në auditor e ndarë sipas veprimtarive formuese dhe jashtë auditorit për secilën lëndë/modul.
§  Shpërndarja e ECTS-ve sipas disa lëndëve/moduleve për tu përshtatur me këtë program studimi është e paplotë.
§  Mungojnë të dhëna për ndarjen e lëndëve/moduleve sipas veprimtarive formuese nga A në F.
§  Syllabuset e lëndëve/moduleve nuk janë paraqitur me të gjithë elementët e tyre përbërës (p.sh emri dhe kualifikimi i pedagogut që do të zhvillojë lëndë; ngarkesa në orë në auditor/jashtë auditorit dhe ECTS; Literatura e ndarë në literaturë të detyruar dhe ndihmëse, etj).
§  MungojnëCV e personelit akademik që do të angazhohen në këtë program studimi.
§  Mungojnëkritere të veçanta për përzgjedhjen e studentëve.
§  Mungojnëtë dhëna për pajisjet dhe mjediset e përshtatshme mësimore që Institucioni vë në dispozicion të studentëve.

7.   Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencavenë “Sistemet e informacionit”, nuk përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Negativ, me argumentet e mëposhtme:

§  Mungojnëtë dhëna për një studim real tregu të punës në përputhje me synimet strategjike të zhvillimit ekonomik kombëtar.
§  Mungojnëbashkëpunimet me kontrata apo marrëveshje.
§  Mungon plani mësimor me ngarkesën mësimore në auditor e ndarë sipas veprimtarive formuese dhe jashtë auditorit për secilën lëndë/modul.
§  Mungon shpërndarja e ECTS-ve sipas disa lëndëve/moduleve për t’u përshtatur me këtë program studimi.
§  Mungojnë të dhëna për ndarjen e lëndëve/moduleve sipas veprimtarive formuese nga A në F.
§  Syllabuset e lëndëve/moduleve nuk janë paraqitur me të gjithë elementët e tyre përbërës (p.sh emri dhe kualifikimi i pedagogut që do të zhvillojë lëndë; ngarkesa në orë në auditor/jashtë auditorit dhe ECTS; Literatura e ndarë në literaturë të detyruar dhe ndihmëse, etj).
§  Mungojnë CV e personelit akademik që do të angazhohen në këtë program studimi.
§  Mungojnë kritere të veçanta për përzgjedhjen e studentëve.
§  Mungojnë të dhëna për paisjet dhe mjediset e përshtatshme mësimore që Institucioni vë në dispozicion të studentëve.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
     
Programi i Studimit:                    Bachelor nëNdërtimtari dhe Infrastrukturë
                                                          të mos hapet
Programi i Studimit:                    Bachelor nëArkitekturë dhe Planifikim hapësinor
                                                          të mos hapet
Programi i Studimit:                    Master i Shkencave nëNdërtimtari dhe Infrastrukturë
                                                          të mos hapet
Programi i Studimit:                    Master i Shkencave nëShkenca kompjuterike dhe Inxhinieri
                                                          të mos hapet     
Programi i Studimit:                          Master i Shkencave nëSistemet e informacionit
                                                          të mos hapet

Institucioni aplikues “Universiteti për Biznes dhe Teknologji”, për programet e studimit: Bachelornë “Juridik” dhe Bachelornë “Komunikim, Multimedia dhe Gazetari”, pasi të jenë plotësuar kushtet e mësipërme për secilin program studimi, të njoftojë zyrtarisht Këshillin e Akreditimit, i cili, pas verifikimit, do të rifillojë procedurën për vlerësimin e programeve të mësipërme.

KËSHILLI i AKREDITIMIT
Bardhyl MUSAI              Kryetar        __________________________
Anila HODA                            Nën/Kryetar__________________________
Gëzim HADAJ                Anëtar                   __________________________
Emil LAMANI                 Anëtar                   __________________________
Vladimir NIKA               Anëtar                   __________________________
Shyqyri LLACI                Anëtar                   __________________________
Edlira LATE                            Anëtar                   __________________________
Ilir BOZGO                    Anëtar                   __________________________
Qamil DIKA                             Anëtar                   __________________________
Zj. Anila Hoda dhe Z. Ilir Bozgo nuk ishin të pranishëm në këtë mbledhje.