Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 302, datë 13.01.2012 - Universiteti Fan. S. Noli”, Korçë

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 302, datë 13.01.2012


Për riorganizimin e brendshëm të Fakulteteve dhe Departamenteve, në Universitetin “Fan. S. Noli”, Korçë.
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi relacionin “Për riorganizimin e brendshëm të Fakulteteve dhe Departamenteve të Universitetit “Fan. S. Noli”, Korçë, bazuar në raportin e vlerësimit të Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, bazuar në kriteret dhe standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këto përfundime:
·    Struktura e re e kërkuar nga Universiteti “Fan. S. Noli”, përbëhet nga:

1.   Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë:
a.    Departamenti i Gjuhë Letërsisë
b.    Departamenti i Gjuhëve të Huaja
c.    Departamenti i Edukimit dhe Histori - Gjeografisë

2.   Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane:
a.    Departamenti i Matematikës
b.    Departamenti i Informatikës dhe Fizikës
c.    Departamenti i Infermierisë
d.   Departamenti i Shkencave Sociale

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:


Institucioni:                             Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë, Universitetit “Fan. S. Noli”, Korçë
miratohet i riorganizuar

Institucioni:                             Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane, Universitetit “Fan. S. Noli”, Korçë
miratohet i riorganizuar

KËSHILLI i AKREDITIMIT

Bardhyl MUSAI              Kryetar        __________________________
Anila HODA                   Nën/Kryetar__________________________
Gëzim HADAJ                Anëtar                   __________________________
Emil LAMANI                 Anëtar                   __________________________
Vladimir NIKA               Anëtar                   __________________________
Shyqyri LLACI               Anëtar                   __________________________
Edlira LATE                   Anëtar                   __________________________
Ilir BOZGO                   Anëtar                   __________________________
Qamil DIKA                  Anëtar                   __________________________
Zj. Anila Hoda dhe Z. Ilir Bozgo nuk ishin të pranishëm në këtë mbledhje.