Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 3, datë 07.04.2017 PËR SHPALLJEN E VENDIMEVE TË KËSHILLIT TË AKREDITIMIT PËR AKREDITIMIN E PROGRAMEVE TË STUDIMIT TË CIKLIT TË TRETË, DOKTORATË NË “SHKENCA KOMPJUTERIKE ME PROFILE: SHKENCA KOMPJUTERIKE; SISTEME MENAXHIMI INFORMACIONI”; DOKTORAT

VENDIM
Nr. 3, datë 07.04.2017
PËR
SHPALLJEN E VENDIMEVE TË KËSHILLIT TË AKREDITIMIT PËR
AKREDITIMIN E PROGRAMEVE TË STUDIMIT TË CIKLIT TË TRETË, DOKTORATË NË “SHKENCA KOMPJUTERIKE ME PROFILE: SHKENCA KOMPJUTERIKE; SISTEME MENAXHIMI INFORMACIONI”; DOKTORATË NË “ADMINISTRIM BIZNESI ME PROFILE: FINANCË; MENAXHIM; MARKETING;”; DOKTORATË NË “SHKENCA SHOQËRORE DHE HUMANE ME PROFILE: EDUKIM; DREJTËSI; SHKENCA POLITIKE/MARRËDHËNIE NDËRKOMBËTARE”, TË UNIVERSITETIT TË NEW YORK-UT NË TIRANË


Bordi i Akreditimit, mbështetur në legjislacionin në fuqi dhe në VBA Nr. 1, datë 07.04.2017 “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të institucioneve të sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë” në kushtet kur ka kaluar afati një mujor, sipas parashikimeve nënligjore për nxjerrjen e Urdhrit të Akreditimit, nga data 23.12.2016 e marrjes së njoftimit nga M  AS për vendimet e Këshillit të Akreditimit:

a.       VKA Nr. 215, datë 16.12.2016, “Për akreditimin e programit të studimit të ciklit të tretë, Doktoratë në “Shkenca Kompjuterike me profile: Shkenca Kompjuterike; Sisteme Menaxhimi Informacioni”, të Universitetit të New York-ut në Tiranë”;

b.      VKA Nr. 216, datë 16.12.2016, “Për akreditimin e programit të studimit të ciklit të tretë, Doktoratë në “Administrim Biznesi me profile: Financë; Menaxhim; Marketing”, të Universitetit të New York-ut në Tiranë”, dhe

c.       VKA Nr. 217, datë 16.12.2016, “Për akreditimin e programit të studimit të ciklit të tretë, Doktoratë në “Shkenca Shoqërore dhe Humane me profile: Edukim; Drejtësi; Shkenca Politike/Marrëdhënie Ndërkombëtare”, të Universitetit të New York-ut në Tiranë;

Bordi i Akreditimit,

Vendosi:

1.      Të shpallë Vendimin Nr. 215, datë 16.12.2016, “Për akreditimin e programit të studimit të ciklit të tretë, Doktoratë në “Shkenca Kompjuterike me profile: Shkenca Kompjuterike; Sisteme Menaxhimi Informacioni”, të Universitetit të New York-ut në Tiranë”:

2.      Të shpallë Vendimin Nr. 216, datë 16.12.2016, “Për akreditimin e programit të studimit të ciklit të tretë, Doktoratë në “Administrim Biznesi me profile: Financë; Menaxhim; Marketing;”, të Universitetit të New York-ut në Tiranë”

3.      Të shpallë Vendimin Nr. 217, datë 16.12.2016, “Për akreditimin e programit të studimit të ciklit të tretë, Doktoratë në “Shkenca Shoqërore dhe Humane me profile: Edukim; Drejtësi; Shkenca Politike/Marrëdhënie Ndërkombëtare”, të Universitetit të New York-ut në Tiranë”,

4.      Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin të Lartë për zbatimin e këtij Vendimit.

Një kopje e këtij Vendimi i përcillet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Universitetit të New York-ut në Tiranë.