VENDIM
Nr. 3, datë 05.01.2015
Nr. 3, datë 05.01.2015
PËR
LICENSIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, “MASTER PROFESIONAL NË “INFORMATIKË EKONOMIKE” TË INSTITUCIONIT TË ARSIMIT TË LARTË, UNIVERSITETI “ALEKSANDËR XHUVANI”, ELBASAN
Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar, mbështetur në procesin dhe rezultatet e vlerësimit paraprak të programit të studimit me elementët:
a) Emërtimi i programit: Master Profesional në “Informatikë Ekonomike”
b) Cikli i studimit: Cikli i Dytë
c) Institucioni që e ofron: Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan
d) Fakulteti përgjegjës: Fakulteti Ekonomik
e) Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1.5 vite/3 semestra
f) Kredite (ECTS): 90 ECTS
g) Forma e studimi: me kohë plotë
h) Gjuha e studimeve: Shqip
i) Statusi i diplomës: Vetëm nga IAL propozuese
j) Numri i studentëve të parashikuar për vit akademik: 15-60 studentë në vit akademik
që përfundon me diplomë Master Profesional në “Informatikë Ekonomike”.
VENDOSI:
1. Programi i studimit Master Profesional në “Informatikë Ekonomike”, nuk i përmbush standardet e cilësisë për një sërë mangësish që lidhen me strukturën kurrikulare dhe përmbajtjen e programit, përputhshmërinë midis emërtimit dhe përmbajtjes, infrastrukturën mbështetëse, kapacitetin e stafit akademik, dhe se nuk garanton një formim të plotë sidomos praktik të studentëve në këtë fushë dhe se nuk mbështetet në asnjë studim tregu. Për këto arsye KA jep vlerësim përfundimtar negativ.
2. Mbështetur në sa më sipër, Këshilli i Akreditimit, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që programi i studimit, Master Profesional në “Informatikë Ekonomike”: të mos hapet
3. Duke qenë se ky program studimi është hapur tashmë me VKM Nr. 744, datë 05.09.2013 dhe ka aktualisht studentë, i rekomandojmë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit që të mos akordojë kuota studimi në vijim për këtë program dhe të parashikojë mundësi transferimi të studentëve në proces në programe të ngjashme në Institucione të tjera të Arsimit të Lartë.