KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 297, datë 13.01.2012
Për Programet e Studimit të Ciklit të Parë që përfundojnë me Bachelor (B.Sc.) në:
1. VIOLINË
2. PIANO
3. KANTO
4. KOMPOZICION
5. DIRIGJIM
6. PIKTURË
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programet e reja të Studimit, Bachelor, të kërkuar nga Akademia e Arteve, Shkodër, bazuar në raportet e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
1. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, B.Sc. në “Violinë”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimin:Të paraqitet lista e personelit akademik, të angazhuar në këtë program studimi.
2. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, B.Sc. në “Piano”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimin: Të paraqitet lista e personelit akademik, të angazhuar në këtë program studimi.
3. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, B.Sc. në “Kanto”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimin: Të paraqitet lista e personelit akademik, të angazhuar në këtë program studimi.
4. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, B.Sc. në “Kompozicion”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimin: Të paraqitet lista e personelit akademik, të angazhuar në këtë program studimi.
5. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, B.Sc. në “Dirigjim”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimin: Të paraqitet lista e personelit akademik, të angazhuar në këtë program studimi.
6. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, B.Sc. në “Pikturë”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimin: Të paraqitet lista e personelit akademik, të angazhuar në këtë program studimi.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Bachelor në Violinë
të hapet
Programi i Studimit: Bachelor në Piano
të hapet
Programi i Studimit: Bachelor në Kanto
të hapet
Programi i Studimit: Bachelor në Kompozicion
të hapet
Programi i Studimit: Bachelor në Dirigjim
të hapet
Programi i Studimit: Bachelor në Pikturë
të hapet
KËSHILLI i AKREDITIMIT
Bardhyl MUSAI Kryetar __________________________
Anila HODA Nën/Kryetar__________________________
Gëzim HADAJ Anëtar __________________________
Emil LAMANI Anëtar __________________________
Vladimir NIKA Anëtar __________________________
Shyqyri LLACI Anëtar __________________________
Edlira LATE Anëtar __________________________
Ilir BOZGO Anëtar __________________________
Qamil DIKA Anëtar __________________________
Zj. Anila Hoda dhe Z. Ilir Bozgo nuk ishin të pranishëm në këtë mbledhje.