Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 294, datë 20.12.2011, Shkolla e Lartë Universitare Private “Medikadent”

Për riorganizimin Institucional të Shkollës së Lartë Universitare Private “Medikadent”.

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi relacionin “Për strukturën aktuale institucionale të Shkollës së Lartë Universitare Private “Medikadent”, dhe propozimin për strukturën e re Institucionale, bazuar në raportin e vlerësimit të Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, bazuar në kriteret dhe standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këto përfundime:

• Struktura e re e kërkuar nga Shkolla e Lartë Universitare Private “Medikadent”, përbëhet nga:
1. Fakulteti i Infermierisë:
a. Departamenti i Lëndëve Bazë
b. Departamenti i Lëndëve Klinike
c. Qendra e Kujdesit infermieror

2. Fakulteti i Shkencave Mjekësore të Aplikuara:
a. Departamenti i Metodikave Laboratorike
b. Departamenti i Specialiteteve
c. Qendra e shërbimeve protetike-dentare

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:


Institucioni: Fakulteti i Infermierisë, Shkolla e Lartë Universitare Private “Medikadent”.
miratohet i riorganizuar

Institucioni: Fakulteti i Shkencave Mjekësore të Aplikuara, Shkolla e Lartë Universitare Private “Medikadent”.
miratohet i riorganizuar


Z. Vladimir Nika nuk ishte i pranishëm në këtë mbledhje.