Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 292, datë 20.12.2011, nga Institucioni i Arsimit të Lartë Private “Shkolla e Lartë Ndërkombëtare e Tiranës”

Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master Profesional (MP) në:
1. MJESHTËRITË E GAZETARISË DHE ADMINISTRIMI I INFORMACIONIT

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për hapjen e Programit të ri të studimit, Master Profesional, të kërkuar nga Institucioni i Arsimit të Lartë Private “Shkolla e Lartë Ndërkombëtare e Tiranës”, bazuar në raportet e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:

1. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master Profesional në “Mjeshtëritë e Gazetarisë dhe Administrimi i informacionit”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimet e mëposhtme:
 Të qartësohet koha e studimit me kohë të plotë apo të pjesshme.
 Të përcaktohen fushat e studimit që ky program synon të përgatisë specialistë të aftë.
 Të përcaktohet raporti orë mësimor në auditor/puna e pavarur e studentit.
 Të përcaktohet tregu potencial i punës për të diplomuarit në këtë program studimi.
 Të përcaktohet në strukturën e programit mundësia për studim të pavarur, reflektim e analizë nga ana e studentit.
 Të plotësohen syllabuset e lëndëve/moduleve me të gjithë elementët e tyre përbërës.
 Të përcaktohet personeli akademik tek lëndët si: “Zotërimi i mënyrave të të shprehurit, formave dhe procseve/procedurave të prodhimit të informacionit” dhe “Gjeopolitika e informacionit në botën bashkëkohore”.
 Të rregullohen mospërputhjet tek emrat e personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi.
 Të vendoset si kriteri pranimi në këtë program studimi, gjuha e huaj franceze.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Programi i Studimit: Master Profesional në Mjeshtëritë e Gazetarisë dhe Administrimi i informacionit
të hapet

Z. Vladimir Nika nuk ishte i pranishëm në këtë mbledhje.

Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master Profesional (MP) në:
1. MJESHTËRITË E GAZETARISË DHE ADMINISTRIMI I INFORMACIONIT
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për hapjen e Programit të ri të studimit, Master Profesional, të kërkuar nga Institucioni i Arsimit të Lartë Private “Shkolla e Lartë Ndërkombëtare e Tiranës”, bazuar në raportet e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
 
1. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master Profesional në “Mjeshtëritë e Gazetarisë dhe Administrimi i informacionit”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimet e mëposhtme:
Të qartësohet koha e studimit me kohë të plotë apo të pjesshme.
Të përcaktohen fushat e studimit që ky program synon të përgatisë specialistë të aftë.
Të përcaktohet raporti orë mësimor në auditor/puna e pavarur e studentit.
Të përcaktohet tregu potencial i punës për të diplomuarit në këtë program studimi.
Të përcaktohet në strukturën e programit mundësia për studim të pavarur, reflektim e analizë nga ana e studentit.
Të plotësohen syllabuset e lëndëve/moduleve me të gjithë elementët e tyre përbërës.
Të përcaktohet personeli akademik tek lëndët si: “Zotërimi i mënyrave të të shprehurit, formave dhe procseve/procedurave të prodhimit të informacionit” dhe “Gjeopolitika e informacionit në botën bashkëkohore”.
Të rregullohen mospërputhjet tek emrat e personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi. 
Të vendoset si kriteri pranimi në këtë program studimi, gjuha e huaj franceze.