KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 29 datë 20.07.2009
Për një ndryshim në Vendimin Nr. 19 datë 19.06.2009, Për Akreditimin Institucional dhe të Programeve të Studimit të Shkollës së Lartë Universitare Private “Universiteti Polis”.
Bazuar në interpretimin ligjor dërguar me shkresën Nr. 4205 Prot, datë 17.07.2009 “Kthim vlerësimesh për riformulim” të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, rekomandimet për Akreditimin e Programit të Studimit Arkitekt Urbanist (Diplomë e sistemit të vjetër 4-vjeçar) dhe Programit të Studimit, Planifikim Urban (Diplomë e sistemit të vjetër 4-vjeçar), ndryshohen si më poshtë:
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, Për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Akreditimin e Programit të Studimit Arkitekt Urbanist (Diplomë 4- vjeçare, e Nivelit të Parë)
Akreditimin e Programit të Studimit Planifikim Urban (Diplomë 4- vjeçare, e Nivelit të Parë)
KËSHILLI i AKREDITIMIT