KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 289, datë 20.12.2011
Për Programet e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Master Profesional (MP) në:
1. INFERMIERI
2. EDUKIM
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për hapjen e Programeve të reja të studimit, Master Profesional, të kërkuar nga Institucioni i Arsimit të Lartë Privat “Nëna Mbretëreshë Geraldinë”, Burrel,bazuar në raportet e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
1. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master Profesional në “Infermieri”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
§ Të paraqiten të dhëna për një studim real tregu të punës në përputhje me synimet strategjike të zhvillimit ekonomik kombëtar.
§ Të dokumentohen bashkëpunimet me kontrata apo marrëveshje.
§ T’i jepen më tepër kredite praktikës dhe të ulen kreditet për provimin final në mënyrë që raporti i lëndëve formuese/provim final të korespondojë dhe të jetë sufiçent për aftësitë që studenti përfiton.
§ Të përshtaten temat e trajtuara në syllabusin “Principe të menaxhimit infermieror..” me vetë qëllimin dhe objektivin e kësaj lëndë pasi ekziston një bashkim i temave të disa lëndëve ku njëra prej tyre është “Higjena” e trajtuar në Ciklin e Parë.
§ Të përshtatet formimi dhe kualifikimi i pedagogut që mbulon lëndën “Reanimacioni” pasi ai i paraqitur nuk është reanimator.
§ Të ngushtohet lista e diplomave Bachelor që lejojnë të regjistrohen në këtë program.
§ Të përfshihet si kriter i detyrueshëm specifik gjuha e huaj.
§ Te shtohen mjediset praktike dhe veçanërisht të dokumentohet bashkëpunimi me institucionet e tjera profesionale.
2. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master Profesional në “Edukim”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
· Të paraqiten CV e personelit akademik që do të angazhohen në mësimdhënie.
· Të plotësohet kriteri të paktën 70 % e personelit të angazhuar të jenë me kohë të plotë në mësimdhënie.
· Të rregullohet raporti i orëve mësimore sipas Udhëzimeve të MASh.
· Të plotësohen të gjitha syllabuset e lëndëve/moduleve me elementet e duhura, literaturën bazë dhe ndihmëse, kredite sipas planit mësimor, etj.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Institucioni aplikues “Nëna Mbretëreshë Geraldinë”, për programet e studimit: Master Profesional në “Infermieri” dhe Master Profesional në “Edukim”, pasi të ketë plotësuar kushtet e mësipërme, të njoftojë zyrtarisht Këshillin e Akreditimit, i cili, pas verifikimit, do të rifillojë procedurën për vlerësimin e programeve të mësipërme.
KËSHILLI i AKREDITIMIT
Bardhyl MUSAI Kryetar __________________________
Anila HODA Nën/Kryetar__________________________
Gëzim HADAJ Anëtar __________________________
Emil LAMANI Anëtar __________________________
Vladimir NIKA Anëtar __________________________
Shyqyri LLACI Anëtar __________________________
Edlira LATE Anëtar __________________________
Ilir BOZGO Anëtar __________________________
Qamil DIKA Anëtar __________________________
Z. Vladimir Nika nuk ishte i pranishëm në këtë mbledhje.