Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 286, datë 20.12.2011, Universitetit Clemson, Instituti për Familjen dhe Jetën në Komunitet (IFNL)

Për Programin e Studimit të Ciklit të Tretë që përfundon me Doktoraturë (Dr) në:

1. STUDIME NDËRKOMBËTARE PËR FAMILJEN DHE KOMUNITETIN

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin e Programit të ri të studimit, të Universitetit Clemson, Instituti për Familjen dhe Jetën në Komunitet (IFNL), Karolina e Jugut, SHBA, në lidhje me standardet akademike, të paraqitur nga Shkolla e Lartë Universitare Private “Marin Barleti”, e cila do të kujdeset për infrastrukturën fizike dhe aspektet logjistike, bazuar në raportin e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim se:

1. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Doktoraturë në “Studime Ndërkombëtare për Familjen dhe Komunitetin”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:


Programi i Studimit: Doktoraturë në Studime Ndërkombëtare për Familjen dhe Komunitetin
të hapet


Z. Vladimir Nika nuk ishte i pranishëm në këtë mbledhje.