Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 284, datë 20.12.2011, Shkolla e Lartë Private “Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi”

Për akreditimin e Programeve të Studimit që përfundojnë me Master i Nivelit të Dytë në “Administrim Biznesi” (1 vit akademik) miratuar me VKM Nr. 354, datë 12.05.2010 dhe Master i Nivelit të Dytë në “Kontabilitet” (1 vit akademik), të miratur me VKM Nr. 177, datë 10.03.2010, të Shkollës së Lartë Private “Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi”.

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi vlerësimin Programeve të Studimit që përfundojnë me Master i Nivelit të Dytë në “Administrim Biznesi” (1 vit akademik) miratuar me VKM Nr. 354, datë 12.05.2010 dhe Master i Nivelit të Dytë në “Kontabilitet” (1 vit akademik), të miratur me VKM Nr. 177, datë 10.03.2010, të Shkollës së Lartë Private “Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi”, të kryer në periudhën Tetor 2011, mbështetur në raportin e vetëvlerësimit, raportin e vlerësimit të jashtëm, në raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, jep vlerësimin përfundimtar Pozitiv, pasi janë në përputhje me standardet, kërkesat ligjore institucionale dhe akademike në fuqi.

Këshilli i Akreditimit vëren se në përgjithësi programet e studimit, i kanë përmbushur objektivat e tyre formues, por ka edhe disa mangësi në realizimin tërësor dhe me cilësi të procesit të formimit të studentëve dhe pajisjes së tyre me dijet dhe shprehitë e nevojshme dhe për këtë qëllim

REKOMANDON:

 Të bëhen më shumë përpjekje për të vendosur marrëdhënie partneriteti me universitete të tjera të vendeve të BE-së dhe të institucionalizojë marrëveshje dy dhe shumëpalëshe me bizneset në rajon.
 T’i kushtohet më shumë vëmendje me studime të veçanta ngarkesës racionale të studentëve për çdo lëndë jashtë auditorëve.
 Të përmirësohen kriteret për pranimet e reja në programet Master;
 Të bëhet përpjekje për të përmirësuar dhe pasuruar më tej strukturën e programit Master i Nivelit të Dytë, për t’a transferuar atë në programin Master Profesional edhe duke zgjeruar më tej mundësitë e zgjedhjes në lëndët që parashikohen me zgjedhje.
 Të shikohet mundësia e shperndarjes së mikrotezave/diplomave për mentorim edhe në ekspertë të tjerë jashtë IAL.
 Të krijojë dhe mirëmbajë një bazë të dhënash të aktualizuar për temat e diplomave të mbrojtura dhe publikimin e tyre.
 Të vazhdohet rritja e numrit të librave me tituj alternativë dhe njëkohësisht edhe me revista të huaja.
 Të aplikohet lidhja online edhe midis studentëve dhe pedagogëve drejtpërdrejt.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Programi i Studimit: Master i Nivelit të Dytë në “Administrim Biznesi” (1 vit akademik).
të akreditohet.

Programi i Studimit: Master i Nivelit të Dytë në “Kontabilitet” (1 vit akademik).
të akreditohet.

Z. Vladimir Nika nuk ishte i pranishëm në këtë mbledhje.