Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 28 datë 17.07.2009 - Universiteti i Tiranës

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 28 datë 17.07.2009

Për vlerësimin e Programit të Studimit të Ciklit të Tretë që përfundojnë me Diplomë: DOKTORATURË në :
1. “SOCIOLOGJI”
2. “FILOZOFI”
3. “PEDAGOGJI”
4. “PUNË SOCIALE”
5. “PSIKOLOGJI”
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programet e Reja të Studimit, Doktoraturë (Dr) në: “Sociologji”, “Filozofi”, “Pedagogji”, “Punë Sociale”, “Psikologji”, të kërkuar nga Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës, bazuar në raportin e vlerësimit teknik, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të
cilësisë, arrin në këtë përfundim:
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Doktoraturë në Sociologji, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Doktoraturë në Filozofi, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Doktoraturë në Pedagogji, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Doktoraturë në Punë Sociale, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Doktoraturë në Psikologji, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës, Programet e Doktoraturës të hapen me kusht që të organizohen në Shkollën e Studimeve Doktorale brenda strukturës menaxhuese të njësisë kryesore të IAL-së dhe:
Programi i Studimit: Doktoraturë në “Sociologji”, të hapet.
Programi i Studimit: Doktoraturë në “Filozofi”, të hapet.
Programi i Studimit: Doktoraturë në “Pedagogji”, të hapet.
Programi i Studimit: Doktoraturë në “Punë Sociale”, të hapet.
Programi i Studimit: Doktoraturë në “Psikologji”, të hapet.

 

KËSHILLI i AKREDITIMIT