Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 278, datë 04.11.2011, Universiteti Politeknik i Tiranës

Programet e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Master Profesional (MP) në:
1. TEKNOLOGJI MEKANIKE
2. INXHINIERI TEKSTILI DHE MODË
3. INXHINIERI FIZIKE NË MJEKËSI
4. ELEKTROENERGJITIKE
5. AUTOMATIZIM INDUSTRIE
6. TRANSPORT
7. ENERGJITIKË
8. KONSTRUKSION
9. INXHINIERI MATERIALE
10. INXHINIERI NDËRTIMI
11. INXHINIERI HIDROTEKNIKE
12. INXHINIERI MJEDISI
13. INXHINIERI E BURIMEVE NATYRORE, me profile:
a. Gjeoinxhinieri
b. Përpunim mineralesh dhe mbetjesh
c. Gjeomatikë
d. Inxhinieri e naftës dhe e gazit
14. INXHINIERI MATEMATIKE NË ANALIZA SISTEMESH
15. INXHINIERI GJEOMJEDISI
16. INXHINIERI GJEOLOGJIKE, me profile:
a. Gjeoinformatikë
b. Gjeologji inxhinierike dhe hidrogjeologji
c. Gjeologjia e vendburimeve të hidrokarbureve
d. Mineralogji – Gjeokimi – Petrologji – Statigrafi
e. Vendburimet e mineraleve të dobishme - Petrologji

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programet e Reja të Studimit Master Profesional, të kërkuar nga Universiteti Politeknik i Tiranës, bazuar në raportet e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:

1. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, MP në “Teknologji Mekanike”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

2. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, MP në “Inxhinieri tekstili dhe modë”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

3. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, MP në “Inxhinieri fizike në mjekësi”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

4. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, MP në “Elektroenergjitike”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

5. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, MP në “Automatizim industrie”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

6. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, MP në “Transport”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

7. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, MP në “Energjitikë”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

8. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, MP në “Konstruksion”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimet:
 Të paraqiten të dhëna për Komitetit shkencor.
 Të paraqiten në syllabuset e lëndëve të dhëna për mënyrën e vlerësimit të studentëve.
 Të plotësohen syllabuset e lëndëve me literaturë ndihmëse.

9. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, MP në “Inxhinieri materiale”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

10. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, MP në “Inxhinieri ndërtimi”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimet:
 Të qartësohet kontributi për rezultatet e përmbajtjes së syllabuseve.
 Të detajohen syllabuset e lëndëve.
 Të përcaktohet literatura që do të përdoret në këtë program studimi.
 Të plotësohen syllabuset e lëndëve me elementin për mënyrën e vlerësimit të studentëve.

11. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, MP në “Inxhinieri hidroteknike”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimet:
 Të paraqiten të dhëna për Komitetit shkencor.
 Të paraqiten në syllabuset e lëndëve të dhëna për mënyrën e vlerësimit të studentëve.
 Të plotësohen syllabuset e lëndëve me literaturë ndihmëse.

12. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, MP në “Inxhinieri mjedisi”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimet:
 Të reflektohet kërkesat e programit të studimit në përmbajtjen e syllabuseve.
 Të qartësohet kontributi i lëndëve në rezultatet e programit të studimit.
 Të detajohen syllabuset e lëndëve.
 Të përcaktohet literatura që do të përdoret në këtë program studimi.
 Të qartësohen kriteret e vlerësimit në syllabuset e lëndëve.

13. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, MP në “Inxhinieri e burimeve natyrore, me profile: Gjeoinxhinieri; Përpunim mineralesh dhe mbetjesh”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimet:
 Të qartësohet kontributi i lëndëve në rezultatet e programit të studimit.
 Të detajohen syllabuset e lëndëve.
 Të përcaktohet literatura që do të përdoret në këtë program studimi.
 Të qartësohen kriteret e vlerësimit në syllabuset e lëndëve.

14. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, MP në “Inxhinieri e burimeve natyrore, me profil: Gjeomatikë”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimet:
 Të vendosen kodet e lëndëve në syllabuset e paraqitura.
 Të detajohen syllabuset e lëndëve.
 Të përcaktohet literatura që do të përdoret në këtë program studimi.
 Të qartësohen kriteret e vlerësimit në syllabuset e lëndëve.

15. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, MP në “Inxhinieri e burimeve natyrore, me profil: Inxhinieri e naftës dhe e gazit”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

16. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, MP në “Inxhinieri matematike në analiza sistemesh”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimet:
 Të vendosen kodet e lëndëve në syllabuset e paraqitura.
 Të parashikohen kritere dhe kushte regjistrimi për studentët që vijnë nga institucione të tjera të akredituara.
 Të qartësohen orët mësimore për praktikën, mikrotezën dhe punën e pavarur.
 Të paraqiten marrëveshjet e bashkëpunimit me institucionet e deklaruara.

17. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, MP në “Inxhinieri gjeomjedisi”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimet:
 Të paraqiten të dhëna për Komitetit shkencor.
 Të paraqiten në syllabuset e lëndëve të dhëna për mënyrën e vlerësimit të studentëve.
 Të plotësohen syllabuset e lëndëve me literaturë ndihmëse.

18. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, MP në “Inxhinieri gjeologjike, me profil: Gjeoinformatikë”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

19. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, MP në “Inxhinieri gjeologjike, me profil: Gjeologji inxhinierike dhe Hidrogjeologji”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimet:
 Të paraqiten të dhëna për Komitetit shkencor.
 Të paraqiten në syllabuset e lëndëve të dhëna për mënyrën e vlerësimit të studentëve.
 Të plotësohen syllabuset e lëndëve me literaturë ndihmëse.

20. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, MP në “Inxhinieri gjeologjike, me profil: Gjeologji e vendburimeve të hidrokarbureve”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimet:
 Të paraqiten të dhëna për Komitetit shkencor.
 Të plotësohen syllabuset e lëndëve me elementët si: mënyra e vlerësimit të studentëve; literaturën e rekomanduar; pritshmëritë; objektivat e lëndës dhe përmbajtjen tematike.

21. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, MP në “Inxhinieri gjeologjike, me profil: Mineralogji – Gjeokimi – Petrologji - Statigrafi”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimin: Të plotësohen syllabuset e lëndëve me elementët si: mënyra e vlerësimit të studentëve; literaturën e rekomanduar; pritshmëritë; objektivat e lëndës dhe përmbajtjen tematike.

22. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, MP në “Inxhinieri gjeologjike, me profil: Vendburimet e mineraleve të dobishme - Petrologji”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimin: Të plotësohen syllabuset e lëndëve me elementët si: mënyra e vlerësimit të studentëve; literaturën e rekomanduar; pritshmëritë; objektivat e lëndës dhe përmbajtjen tematike.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Programi i Studimit: Master Profesional në Teknologji Mekanike
të hapet

Programi i Studimit: Master Profesional në Inxhinieri Tekstili dhe Modë
të hapet

Programi i Studimit: Master Profesional në Inxhinieri fizike në mjekësi
të hapet

Programi i Studimit: Master Profesional në Elektroenergjitikë
të hapet

Programi i Studimit: Master Profesional në Automatizim industrie
të hapet

Programi i Studimit: Master Profesional në Transport
të hapet

Programi i Studimit: Master Profesional në Energjitikë
të hapet

Programi i Studimit: Master Profesional në Konstruksion
të hapet

Programi i Studimit: Master Profesional në Inxhinieri materiale
të hapet

Programi i Studimit: Master Profesional në Inxhinieri ndërtimi
të hapet

Programi i Studimit: Master Profesional në Inxhinieri hidroteknike
të hapet

Programi i Studimit: Master Profesional në Inxhinieri mjedisi
të hapet

Programi i Studimit: Master Profesional në Inxhinieri e burimeve natyrore, me profile:
a. Gjeoinxhinieri
b. Përpunim mineralesh dhe mbetjesh
c. Gjeomatikë
d. Inxhinieri e naftës dhe e gazit
të hapet

Programi i Studimit: Master Profesional në Inxhinieri matematike në analiza sistemesh
të hapet

Programi i Studimit: Master Profesional në Inxhinieri gjeomjedisi
të hapet

Programi i Studimit: Master Profesional në Inxhinieri gjeologjike, me profile:
a. Gjeoinformatikë
b. Gjeologji inxhinierike dhe Hidrogjeologji
c. Gjeologji e vendburimeve të hidrokarbureve
d. Mineralogji – Gjeokimi – Petrologji – Statigrafi
e. Vendburimet e mineraleve të dobishme - Petrologji
të hapet

Zj. Anila Hoda nuk ishte e pranishme në këtë mbledhje.