Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 27 datë 17.07.2009 - Universiteti i Tiranës

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 27 datë 17.07.2009

Për vlerësimin e Programit të Studimit të Ciklit të Tretë që përfundojnë me Diplomë: DOKTORATURË në :
1. “MORFOLOGJI KLINIKE”
2. “SËMUNDJET KIRURGJIKALE”
3. “IMAZHERI”
4. “ANATOMI PATOLOGJIKE DHE MJEKËSI LIGJORE”
5. “SËMUNDJET E SYRIT”
6. “PEDIATRI”
7. “SHKENCAT FARMACEUTIKE”
8. “SËMUNDJET E BRENDËSHME”
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programet e Reja të Studimit, Doktoraturë (Dr) në: “Morfologji Klinike”, “Sëmundjet Kirurgjikale”, “Imazheri”, “Anatomi Patologjike dhe Mjekësi Ligjore”, “Sëmundjet e Syrit”, “Pediatri”, “Shkencat Farmaceutike”, “Sëmundjet e Brendëshme”, të kërkuar nga Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Tiranës, bazuar në raportin e vlerësimit teknik, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Doktoraturë në Morfologji Klinike, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Doktoraturë në Sëmundjet Kirurgjikale, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Doktoraturë në Imazheri, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Doktoraturë në Anatomi Patologjike dhe Mjekësi Ligjore, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Doktoraturë në Sëmundjet e Syrit, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Doktoraturë në Pediatri, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Doktoraturë në Shkencat Farmaceutike, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Doktoraturë në Sëmundiet e Brendëshme, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës, Programet e Doktoraturës të hapen me kusht që të organizohen në Shkollën e Studimeve Doktorale brenda strukturës menaxhuese të njësisë kryesore të IAL-së dhe:
Programi i Studimit: Doktoraturë në “Morfologji Klinike”, të hapet.
Programi i Studimit: Doktoraturë në “Sëmundjet Kirurgjikale”, të hapet.
Programi i Studimit: Doktoraturë në “Imazheri”, të hapet.
Programi i Studimit: Doktoraturë në “Anatomi Patologjike dhe Mjekësi Ligjore”, të hapet.
Programi i Studimit: Doktoraturë në “Sëmundiet e Syrit”, të hapet.
Programi i Studimit: Doktoraturë në “Pediatri”, të hapet.
Programi i Studimit: Doktoraturë në “Shkencat Farmaceutike”, të hapet.
Programi i Studimit: Doktoraturë në “Sëmundiet e Brendëshme”, të hapet.

 

KËSHILLI i AKREDITIMIT