Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 265 datë 27.09.2011 - Universiteti “Luigj Gurakuqi”

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 265, datë 27.09.2011

Për Programine Studimit të Ciklit të Tretë që përfundon me Doktoraturë (Dr) në:
1. GJUHË SHQIPE
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programin e Ri të Studimit, Doktoraturë, të kërkuar nga Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, bazuar në raportet e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Doktoraturë në “Gjuhë Shqipe”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv me sugjerimet:
· Programi i studimit nuk propozohet mbi bazën e një projekti kërkimor.
· Procedurat e verifikimit të dijeve apo vlerësimin periodik të doktorantëve mungojnë.
· Kriteri që 60% e personelit akademik të jetë i angazhuar me kohë të plotë nuk plotësohet.
· CV-të e personelit akademik të ftuar nuk janë të plota.
· Literatura të shkarkohet nga mbingarkesa dhe të përzgjidhet në përputhje me objektivat e programit të doktoraturës e të jetë e aksesueshme nga studentët.
· Të plotësohet kriteri që 60% e personelit akademik duhet të jetë i angazhuar me kohë të plotë.
· Të plotësohen CV e personelit akademik të ftuar.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 424, datë 02.06.2010, e ndryshuar, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Doktoraturë në Gjuhë Shqipe të hapet.

 

KËSHILLI i AKREDITIMIT