KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 262 datë 16.09.2011
Për riorganizimin e Programit të Studimit Master i Nivelit të Parë në Master i Shkencave.
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për riorganizimin e Programit të studimit Master i Nivelit të Parë në Administrim Biznesi dhe Master i Nivelit të Parë në Administrim Biznesi me profil Bankar në Master i Shkencave në “Administrim Biznesi me profile: E përgjithshme; Menaxhim; Menaxhimi i burimeve njerëzore; Marketing; Menaxhimi i sistemeve të informacionit; Bankë, të kërkuar nga Shkolla e Lartë Private “University of New York Tirana”, bazuar në raportin e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim se:
1. Riganizimi i programit të studimit Master i Shkencave në “Administrim Biznesi, me profile: E përgjithshme; Menaxhim; Menaxhimi i burimeve njerëzore; Marketing; Menaxhimi i sistemeve të informacionit; Bankë”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
· Të paraqitet lista e stafit akademik ku të qartësohet stafi efektiv dhe me kontratë
· Të përputhet kualifikimi i personelit akademik me standardin përkatës (9 titullarë janë pa kualifikimin e duhur, MS, Msc).
· Të paraqiten syllabuset e lëndëve sipas standardeve të kërkuara.
· Të paraqiten në disa syllabus ngarkesa mëismore në auditor dhe jashtë auditorit; ECTS; format dhe metodat e mësimdhënies të lëndës si dhe raportet midis tyre.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Institucioni aplikues Shkolla e Lartë Private “University of New York Tirana”, për programin e studimit: M.Sc. në “Administrim Biznesi, me profile: E përgjithshme; Menaxhim; Menaxhimi i burimeve njerëzore; Marketing; Menaxhimi i sistemeve të informacionit; Bankë”, pasi të jenë plotësuar kushtet e mësipërme për këtë program studimi, të njoftojë zyrtarisht Këshillin e Akreditimit, i cili, pas verifikimit, do të rifillojë procedurën për miratimin e riorganizimit të programit të mësipërm.
KËSHILLI i AKREDITIMIT