Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 261 datë 16.09.2011 - Universiteti Europian i Tiranës

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 261 datë 16.09.2011

Për riorganizimin e Programit të Studimit Diplomë e Nivelit të Dytë të Shkollës së Lartë Jopublike “Universiteti Europian i Tiranës”.
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për riorganizimin e Programit të studimit Diplomë e Nivelit të Dytë në “E Drejtë publike dhe ndërkombëtare, me profile: E Drejtë penale; E drejtë publike dhe kushtetuese; E Drejtë ndërkombëtare dhe europiane” në Master i shkencave në “E Drejtë publike dhe ndërkombëtare, me profile: E Drejtë penale; E drejtë publike dhe kushtetuese; E Drejtë ndërkombëtare dhe europiane”, të kërkuar nga Shkolla e Lartë Jopublike “Universiteti Europian i Tiranës”, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
1. Riorganizimi i Programit të Studimit Master i Shkencave në “E drejtë publike dhe ndërkombëtare, me profile:
E drejtë penale; E drejtë publike dhe kushtetuese; E drejtë ndërkombëtare dhe europiane”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerime:
· Të paraqitet qartësisht forma e studimit.
· Të prezantohet një studim real të tregut të punës, për të siguruar mundësitë e punësimit të studentëve në tregun vendas ose atë rajonal, komëtar a ndërkombëtar; kërkesat e punëdhënësve; një parashikim të përafërt për numrin e pritshëm të studentëve që mund të regjistrohen në këtë program; numrin e të regjistruarve në programe të ngjashme në në institucionet simotra.
· Të realizohen marrëveshje bashkëpunimi si me institucionet publike dhe private vendase, ashtu dhe Institucionet ndërkombëtarë që veprojnë në Shqipëri, dhe jashtë saj për realizimin e praktikave profesionale.
· Të realizohet një shpërndarje më e mirë e ECTS në planin mësimor pasi lëndët/modulet kanë sasi të njëjta në ECTS, pavarësisht nga rëndësia që ato mund të kenë në formin e studentit.
· Të bëhet e mundur që plani mësimor të bazohet në ndonjë praktikë kombetare apo ndërkombëtare.
· Për kërkimin shkencor dhe tezën e diplomës të bëhet një shpërndarje në përputhje me neni 26, pika 1.2.1 (b) e ligjit nr. 9741, datë 21.5.2007 ”Per arsimin e larte”, ndryshuar.
· Të plotësohen syllabuset e lëndëve me objektivat/qëllimet e lëndës në mënyrë adekuate.
· Të paraqitet literatura sipas standardeve, bazuar në botime (libra), ku të përmendet emri i autorit, titulli i librit, shtëpia botuese, vendi dhe viti i botimit, dhe nëse është e mundur edhe ISBN.
· Të paraqitet literaturë bashkëkohore, e përshtatshme dhe e mundur për tu siguruar në lëndët si: E drejtë publike e krahasuar; Të drejtat e njeriut; E drejta mjedisit; E drejta migracionit dhe refugjatit; E drejta diplomatike dhe protokolli diplomatik dhe E drejta detit.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë,i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Master i Shkencave në E drejtë publike dhe ndërkombëtare, me profile:
a. E drejtë penale
b. E drejtë publike dhe kushtetuese
c. E drejtë ndërkombëtare dhe europiane
miratohet i riorganizuar.

 

KËSHILLI i AKREDITIMIT