KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 250 datë 16.09.2011
Për Programin e Studimit të Ciklit të Parë që përfundon me Bachelor (B.Sc.) në:
1. INFORMATIKË EKONOMIKE
Për riorganizimin e Programit të studimit Diplomë e Nivelit të Dytë në Master i Shkencave (M.Sc.) në:
1. ARKITEKTURË
Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master i Shkencave (M.Sc. në:
1. EKONOMIKS
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin e Programeve të reja të studimit dhe riorganizimin e programit të studimit Diplomë e Nivelit të Dytë në “Arkitekturë” në Master i Shkencave në “Arkiterkturë”, të kërkuar nga ShLP “Epoka”, bazuar në raportet e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim se:
1. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, B.Sc. në “Informatikë Ekonomike”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtëm, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
· Të paraqitet ngarkesa totale në auditor/vit në përputhje me standardin 600-750 orë mësimore.
· Të përputhet numri total i provimeve me kriterin përkatëse, jo më shumë se 22 provime.
· Të paraqiten në Planin mësimor format e mësimdhënies siç e parashikon rregullorja.
· Të paraqitet ndarja e lëndëve sipas veprimtarive formuese nga A-F.
· Të paraqitet ngarkesa mësimore në orë për Tezën e diplomës.
· Të paraqiten syllabuset e lëndëve: Menaxhim dhe Organizim; Hyrje në E-Tregti; E-Biznes; Menaxhim Operacional dhe Programim Web-it.
· Syllabuset e lëndëve të paraqiten me të gjithë elementët e tyre përbërës (literature bazë/ndihmëse dhe format e mësimdhënies, etj)
· Të rregullohen mospërputhjet e vërejtura midis planit mësimor dhe syllabuseve (ngarkesa mësimore dhe ECTS)
· Të paraqiten CV e pedagogë që do të angazhohen në këtë program studimi.
2. Riorganizimi i Programit të Studimit M.Sc. në “Arkitekturë”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerime:
· Të përmirësohet numri total i provimeve, në përputhje me kriteret e kërkuara.
· Të paraqiten syllabuset me literaturë të ndarë në bazë dhe ndihmëse.
· Të rregullohen mospërputhjet midis planit mësimor dhe syllabuseve.
3. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, M.Sc. në “Ekonomiks”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Master i Shkencave në Arkitekturë miratohet i riorganizuar
Programi i Studimit: Master i Shkencave në Ekonomiks të hapet
Institucioni aplikues Shkolla e Lartë Private “Epoka”, për programin e studimit: Bsc në “Informatikë Ekonomike”, pasi të ketë plotësuar kushtet e mësipërme për programin e studimit, të njoftojë zyrtarisht Këshillin e Akreditimit, i cili, pas verifikimit, do të rifillojë procedurën për miratimin e riorganizimit të programit të mësipërm.
KËSHILLI i AKREDITIMIT