Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 25 datë 17.07.2009 - Universiteti Aleksandër Xhuvani

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 25 datë 17.07.2009

Për vlerësimin e Programeve të Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Diplomë e Nivelit të Dytë (DND) në:
1. “INXHINIERI MATEMATIKE”
2. “INXHINIERI FIZIKE”
3. “INFERMIERI”
4. “MATEMATIKË DHE MATEMATIKË E ZBATUAR”
5. “GJUHËSI”
6. “PËRKTHIM DHE INTERPRETIM NË GJUHË ANGLEZE”
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programet e Reja të Studimit, Diplomë e Nivelit të Dytë në: “Inxhinieri Matematike” dhe “Inxhinieri Fizike”, të kërkuara nga Fakulteti i Formimit të Përgjithshëm, Universiteti Politeknik i Tiranës; “Infermieri”, të kërkuar nga Fakulteti i Infermierisë, Universiteti i Tiranës; “Matematikë dhe Matematikë e Zbatuar”, të kërkuar nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës, “Gjuhësi”, të kërkuar nga Fakulteti i Shkencave Humane, Universiteti “A. Xhuvani” Elbasan; “Përkthim dhe Interpretim në Gjuhë Angleze”, të kërkuar nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti “L. Gurakuqi” Shkodër, bazuar në raportin e vlerësimit teknik, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Diplomë e Nivelit të Dytë në Inxhinieri Matematike, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Diplomë e Nivelit të Dytë në Inxhinieri Fizike, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Diplomë e Nivelit të Dytë në Infermieri, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Diplomë e Nivelit të Dytë në Matematikë, dhe Matematikë e Zbatuar, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv me kusht që të ndryshojë emërtimin në Matematikë e Zbatuar.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Diplomë e Nivelit të Dytë në Gjuhësi, nuk përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar negativ.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Diplomë e Nivelit të Dytë në Përkthim dhe Interpretim në Gjuhë Angleze, nuk përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar negativ.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Diplomë e Nivelit të Dytë në “Inxhinieri Matematike”, të hapet.
Programi i Studimit: Diplomë e Nivelit të Dytë në “Inxhinieri Fizike”, të hapet.
Programi i Studimit: Diplomë e Nivelit të Dytë në “Infermieri”, të hapet.
Programi i Studimit: Diplomë e Nivelit të Dytë në “Matematikë dhe Matematikë e Zbatuar ”, të hapet me emërtimin Matematikë e Zbatuar.
Programi i Studimit: Diplomë e Nivelit të Dytë në “Gjuhësi”, të mos hapet.
Programi i Studimit: Diplomë e Nivelit të Dytë në “Përkthim dhe Interpretim në Gjuhë Angleze”, të mos hapet.

 

KËSHILLI i AKREDITIMIT