Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 243 datë 16.09.2011 - SHLUP "ISSAT"

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 243 datë 16.09.2011

Për akreditimin e Programit të Studimit që përfundon me Master i Nivelit të Dytë/Master i Shkencave në “Psikologji sociale dhe e komunikimit”, të Shkollës së Lartë Private “ISSAT”.
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi vlerësimin e Programit të Studimit, Master i Nivelit të Dytë/Master i Shkencave në “Psikologji sociale dhe e komunikimit”, të Shkollës së Lartë Private “ISSAT”, të kryer në periudhën Korrik 2011 – Shtator 2011, mbështetur në raportin e vetëvlerësimit, raportin e vlerësimit të jashtëm, në raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, jep vlerësimin përfundimtar Pozitiv, pasi janë në përputhje me standardet, kërkesat ligjore institucionale dhe akademike në fuqi.
Këshilli i Akreditimit vëren se në përgjithësi programi i studimit, i ka përmbushur objektivat formues, por ka edhe disa mangësi në realizimin tërësor dhe me cilësi të procesit të formimit të studentëve dhe pajisjes së tyre me dijet dhe shprehitë e nevojshme dhe për këtë qëllim
REKOMANDON:
· Të integrohet më mirë programi i studimit duke bërë më të thellë dhe më të dukshme lidhjen midis psikologjisë sociale dhe të komunikimit, në mënyrë që programi të fitojë peshë më të madhe në çështjen e komunikimit.
· Të shikohet mundësia për të pranuar studentë që nga fusha të tjera, pa kryer studime të mëparshme në fushën e psikologjisë, pasi kjo jep mundësinë që arsimi që ata marrin në fushën e psikologjisë të jetë arsim i vazhduar por jo arsim domosdoshmërisht edhe i thelluar.
· Personeli akademik mundësisht të shtohet me pedagogë me formim në fushën e psikologjisë.
· Kërkimi shkencor të zhvillohet dhe të përmirësohet më tej.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, Për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, VKM Nr. 424, datë 2.6.2010, për Miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Master i Nivelit të Dytë/Master i Shkencave në “Psikologji sociale dhe e komunikimit” të akreditohet


KËSHILLI i AKREDITIMIT