Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 236 datë 16.09.2011

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 236 datë 16.09.2011

Për Programet e Studimit të Ciklit të Parë që përfundojnë me Bachelor (B.Sc.) në:
1. INFERMIERI
2. ADMINISTRIM BIZNESI
Këshilli i Akreditimit, pasi rishqyrtoi propozimin për plotësimin e kushteve të lëna në VKA Nr. 204 datë 29.07.2011, të Programeve të reja të studimit, të kërkuar nga Shkolla e Lartë Private “Dyrrahu”, bazuar në raportin e vlerësimit në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim se:
1. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, B.Sc. në “Infermieri”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtin e mëposhtëm, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilit jep vlerësim përfundimtar: Të paraqiten syllabuset e lëndëve bashkë me tematikat e plota.
2. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, B.Sc. në “Administrim Biznesi”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtin e mëposhtëm, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilit jep vlerësim përfundimtar: Të përfshihen në këtë program studimi personel akademik me përvojë në mësimdhënie, me kohë të plotë në këtë Universitet si dhe të përputhet fushat e tyre e eskpertizës me lëndët përkatëse.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Institucioni aplikues Shkolla e Lartë Private “Dyrrahu”, për programet e studimit B.Sc. në “Infermieri” dhe B.Sc. në “Administrim Biznesi”, pasi të ketë plotësuar kushtet e mësipërme për këto programe studimi, të njoftojë zyrtarisht Këshillin e Akreditimit, i cili, pas verifikimit, do të rifillojë procedurën për vlerësimin e programeve të mësipërme.
KËSHILLI i AKREDITIMIT
Bardhyl MUSAI Kryetar __________________________
Anila HODA Nën/Kryetar __________________________
Gëzim HADAJ Anëtar __________________________
Emil LAMANI Anëtar __________________________
Vladimir NIKA Anëtar __________________________
Shyqyri LLACI Anëtar __________________________
Edlira LATE Anëtar __________________________
Ilir BOZGO Anëtar __________________________
Qamil DIKA Anëtar __________________________