KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 23 datë 03.07.2009
Për vlerësimin e Programeve të Studimit të Ciklit të Tretë që përfundon me Diplomë DOKTORATURË në :
1. GJEOSHKENCAT, BURIMET NATYRORE DHE MJEDISI
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programin e Ri të Studimit, Doktoraturë në: Gjeoshkencat, Burimet Natyrore dhe Mjedisi, të kërkuar nga Fakulteti i Gjeologji Minierave, Universiteti Politeknik i Tiranës, bazuar në raportin e vlerësimit teknik, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Doktoraturë në Gjeoshkencat, Burimet Natyrore dhe Mjedisi, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Doktoraturë në “Gjeoshkencat, Burimet Natyrore dhe Mjedisi”, të hapet.
KËSHILLI i AKREDITIMIT