KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 226 datë 29.07.2011
Për akreditimin Institucional dhe Programeve të Studimit që përfundojnë me Diplomë e Nivelit të Parë/Bachelor në “Infermieri e Përgjithshme” (3 vite akademike) dhe Diplomë e Nivelit të Parë/Bachelor në “Teknikë Laboratori” (3 vite akademike), të miratura me VKM Nr. 797, datë 22.07.2009, të Kolegjit Profesional Privat “Medicom”.
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi vlerësimin Institucional dhe Programeve të Studimit që përfundojnë me Diplomë e Nivelit të Parë/Bachelor në “Infermieri e Përgjithshme” (3 vite akademike) dhe Diplomë e Nivelit të Parë/Bachelor në “Teknikë Laboratori” (3 vite akademike), të miratura me VKM Nr. 797, datë 22.07.2009, të Kolegjit Profesional Privat “Medicom”, të kryer në periudhën Dhjetor 2010 – Qershor 2011, mbështetur në raportin e vetëvlerësimit, raportin e vlerësimit të jashtëm, në raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, jep vlerësimin përfundimtar Pozitiv, pasi janë në përputhje me standardet, kërkesat ligjore institucionale dhe akademike në fuqi.
Këshilli i Akreditimit vëren se në përgjithësi Institucioni dhe programet e studimit, i kanë përmbushur objektivat e tyre formues, por ka edhe disa mangësi në realizimin tërësor dhe me cilësi të procesit të formimit të studentëve dhe pajisjes së tyre me dijet dhe shprehitë e nevojshme dhe për këtë qëllim
REKOMANDON:
Me gjithë vlerësimet pozitive ka edhe disa sugjerime që mendojmë të shikohen për të rritur nivelin e këtij institucioni, të cilat janë:
· Stafi pedagogjik duhet të krijojë kushte të nevojshme, inkurajojë dhe nxitë studentët për rritjen e cilësisë dhe rezultateve.
· Të shikohet mundësia për aplikimin e konkurist të pranimit pas përfitimit të një eksperiencë të konsiderueshmë si IAL gjë që do të rrisë edhe cilësinë e studentëve në hyrje.
· Të shihet mundësia që përveç rrjetit të klinikave ”Medic-one”, të ngrihet një shërbim spitalor universitar duke shmangur si alternativë kryesore QSUT dhe duke patur parasysh profilin mjekësor të programeve që ofrojnë.
· Drejtuesit e institucionit duhet të rrisin më tej inkurajimin për rritjen e nivelit të kërkimit shkencor, si nga stafi akademik ashtu edhe nga studentët.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, Për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, VKM Nr. 424, datë 2.6.2010, për Miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Akreditimin Institucional të Kolegjit Profesional Privat “Medicom”.
Institucioni: Fakulteti Mjekësor, Kolegji Profesional Privat “Medicom” të akreditohet.
Programi i Studimit: Diplomë e Nivelit të Parë/Bachelor në “Infermieri e Përgjithshme” (3 vite akademike) të akreditohet.
Programi i Studimit: Diplomë e Nivelit të Parë/Bachelor në “Teknikë Laboratori” (3 vite akademike) të akreditohet.
KËSHILLI i AKREDITIMIT
Bardhyl MUSAI Kryetar __________________________
Anila HODA Nën/Kryetar __________________________
Gëzim HADAJ Anëtar __________________________
Emil LAMANI Anëtar __________________________
Vladimir NIKA Anëtar __________________________
Shyqyri LLACI Anëtar __________________________
Edlira LATE Anëtar __________________________
Ilir BOZGO Anëtar __________________________
Qamil DIKA Anëtar __________________________
Z. Emil Lamani dhe Z. Vladimir Nika nuk ishin të pranishëm në këtë mbledhje.