KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 224 datë 29.07.2011
Për akreditimin e Programeve të Studimit që përfundojnë me Diplomë e Nivelit të Parë/Bachelor në “Drejtësi” (3 vite akademike) dhe Diplomë e Nivelit të Parë/Bachelor në “Jurist/specialist ndërmarrjeje” (3 vite akademike), të miratuara me VKM Nr.259, datë 27.02.2008, të Institucionit Privat të Arsimit të Lartë “Shkolla e Lartë Amerikane e Tiranës”.
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi vlerësimet e Programeve të Studimit që përfundojnë me Diplomë e Nivelit të Parë/Bachelor në “Drejtësi” (3 vite akademike) dhe Diplomë e Nivelit të Parë/Bachelor në “Jurist/specialist ndërmarrjeje” (3 vite akademike), të Institucionit Privat të Arsimit të Lartë “Shkolla e Lartë Amerikane e Tiranës”, të kryer në periudhën Tetor 2010 – Maj 2011, mbështetur në raportin e vetëvlerësimit, raportin e vlerësimit të jashtëm, në raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, jep vlerësimin përfundimtar Pozitiv, pasi janë në përputhje me standardet, kërkesat ligjore institucionale dhe akademike në fuqi.
Këshilli i Akreditimit vëren se në përgjithësi programet e studimit, i kanë përmbushur objektivat e tyre formues, por kanë edhe disa mangësi në realizimin tërësor dhe me cilësi të procesit të formimit të studentëve dhe pajisjes së tyre me dijet dhe shprehitë e nevojshme dhe për këtë qëllim
REKOMANDON:
Me gjithë vlerësimet pozitive ka edhe disa sugjerime për të rritur nivelin e këtij institucioni, të cilat janë:
Për programin e studimit “Drejtësi” dhe për programin e studimit “Jurist/specialist ndërmarrjeje”
· Të rishikohet programi i studimit "Jurist ndërmarrje" pasi ka një numër të ulët kërkesash nga studentët.
· Të rritet numri i librave dhe titujve fizikë në shqip.
· Të realizohet një dokumentim më i mirë i sistemit të zyrës së karrierës pasi nuk është shumë i njohur nga studentët.
· Sekretaria duhet të mbajë më me kujdes dokumentacionin dhe të bëhet kontrolluese e boshllëqeve.
· Të rritet roli i Këshillit Studentor.
· Të rishikohen në mënyrë periodike programet e studimit dhe të vlerësohen në nivel departamenti.
· Funksionimi i strukturave kolegjiale dhe evidentimi me vendimmarrje
· Të bëhet më kujdes në lidhjen e kontratave me shkrim sipas kërkesave të Kodit të Punës dhe qartësi në rregullat e pagesave.
· Të realizohen analiza periodike për kurrikulat dhe programet.
· Të përforcohen roli i Këshillit Studentor.
· Të realizohen marrëveshje formale me bashkëpunëtorët sidomos për praktikat.
· Të vazhdojë trajnimi i strukturave të sekretarisë (eksperiencë e pakët e punonjësve të angazhuar).
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, Për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, VKM Nr. 424, datë 2.6.2010, për Miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Diplomë e Nivelit të Parë/Bachelor në Drejtësi (3 vite akademike) të akreditohet.
Programi i Studimit: Diplomë e Nivelit të Parë/Bachelor në Jurist/specialist ndërmarrjeje (3 vite akademike) të akreditohet.
KËSHILLI i AKREDITIMIT
Bardhyl MUSAI Kryetar __________________________
Anila HODA Nën/Kryetar __________________________
Gëzim HADAJ Anëtar __________________________
Emil LAMANI Anëtar __________________________
Vladimir NIKA Anëtar __________________________
Shyqyri LLACI Anëtar __________________________
Edlira LATE Anëtar __________________________
Ilir BOZGO Anëtar __________________________
Qamil DIKA Anëtar __________________________
Z. Emil Lamani dhe Z. Vladimir Nika nuk ishin të pranishëm në këtë mbledhje.