Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 22 datë 03.07.2009 - Universiteti i Tiranës

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 22 datë 03.07.2009

Për vlerësimin e Programit të Studimit të Ciklit të Tretë që përfundojnë me Diplomë: DOKTORATURË në :
1. “STUDIME NË PATOLOGJI ORO – MAXILO - FACIALE”
2. “STUDIME NË NEUROSHKENCË”
3. “STUDIME NË OBSTETRIKË - GJINEKOLOGJI”
4. “STUDIME NË MJEKËSI LABORATORIKE”
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programet e Reja të Studimit, Doktoraturë (Dr) në: “Studime në Patologji Oro – Maxilo - Faciale”, “Studime në Neuroshkencë”, “Studime në Obstetrikë – Gjinekologji”, “Studime në Mjekësi Laboratorike”, të kërkuar nga Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Tiranës, bazuar në raportin e vlerësimit teknik, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Doktoraturë në Studime në Patologji Oro – Maxilo - Faciale, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Doktoraturë në Studime në Neuroshkencë, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Doktoraturë në Studime në Obstetrikë – Gjinekologji, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Doktoraturë në Studime në Mjekësi Laboratorike, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Doktoraturë në “Studime në Patologji Oro – Maxilo - Faciale”, të hapet.
Programi i Studimit: Doktoraturë në “Studime në Neuroshkencë”, të hapet.
Programi i Studimit: Doktoraturë në “Studime në Obstetrikë – Gjinekologji”, të hapet.
Programi i Studimit: Doktoraturë në “Studime në Mjekësi Laboratorike”, të hapet.

 

KËSHILLI i AKREDITIMIT