Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 217, datë 16.12.2016 PËR AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË TRETË, DOKTORATË NË “SHKENCA SHOQËRORE DHE HUMANE ME PROFILE: EDUKIM; DREJTËSI; SHKENCA POLITIKE/MARRËDHËNIE NDËRKOMBËTARE”, TË UNIVERSITETIT TË NEW YORK-UT NË TIRANË

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 217, datë 16.12.2016
PËR
AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË TRETË, DOKTORATË NË “SHKENCA SHOQËRORE DHE HUMANE ME PROFILE: EDUKIM; DREJTËSI; SHKENCA POLITIKE/MARRËDHËNIE NDËRKOMBËTARE”, TË UNIVERSITETIT TË NEW YORK-UT NË TIRANË


Këshilli i Akreditimit, bazuar në nenin 138 të Ligjit Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë” , Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar, dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportin e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për programin e studimit Doktoratë në “Shkenca Shoqërore dhe Humane me profile: Edukim; Drejtësi; Shkenca Politike/Marrëdhënie ndërkombëtare”, me elementët si më poshtë:
 

a)      Emërtimi i programit: Doktoratë në “Shkenca Shoqërore dhe Humane me profile: Edukim; Drejtësi; Shkenca Politike/Marrëdhënie ndërkombëtare

b)      Cikli i studimit: Cikli i tretë

c)      Akti zyrtar i hapjes/licencimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 567, datë 19.11.2012

d)      Institucioni që e ofron*: Universiteti i New York-ut në Tiranë

e)      Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Drejtësisë, Artit dhe Shkencave Sociale

f)       Kohëzgjatja (Vite/semestra): së paku 3 vite

g)      Kredite (ECTS): 60 Kredite (viti i formimit teorik)

h)      Forma e studimit: Nuk përcaktohet

i)       Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti i New York-ut në Tiranë

j)       Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 8

VENDOSI:


1.      Programi i studimit të ciklit të tretë Doktoratë në “Shkenca Shoqërore dhe Humane me profile: Edukim; Drejtësi; Shkenca Politike/Marrëdhënie ndërkombëtare” i përmbush pjesërisht “Standardet Shtetërore të Cilësisë” për akreditimin e programeve të studimit të ciklit të tretë doktoratë, me mangësitë si më poshtë:

a)      Numër i kufizuar i udhëheqësve shkencorë për të mbështetur (ose drejtuar) studentët në profilet Drejtësi dhe Edukim.

b)      Mungesa e grupeve kërkimore në profilet Drejtësi dhe Edukim e cila ndikon në ecurinë e suksesshme të dy profileve si edhe përfshirja e ulët e studentëve aktual në kërkimin shkencor në fushën e drejtësisë dhe edukimit.

c)      Programi i studimit mbështetet financiarisht vetëm nga Institucioni dhe nga tarifat e regjistrimit të studentë, që sjell mungesë burimesh të tjera financiare në dispozicion të profileve Drejtësi dhe Edukim.

d)      Nuk ka një plan të mirëfilltë menaxhimi me objektiva konkrete e cila mund të përfshijë rifokusimin në ecurinë e studentëve të doktoratës si dhe mbështetjen e stafit për studentët e doktoratës në shkenca politike, drejtësi dhe edukim.

2.      Institucioni të mos pranojë e regjistrojë studentë të rinj në këtë program studimi dhe të riorganizojë këtë program sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi.

3.      Mbështetur në sa më sipër, Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që, programi i studimit, Doktoratë në “Shkenca Shoqërore dhe Humane me profile: Edukim; Drejtësi; Shkenca Politike/Marrëdhënie ndërkombëtare” me elementët e mësipërm, të akreditohet me kusht vetëm për brezat e studentëve që aktualisht janë në proces doktorate.

KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË