Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 216, datë 16.12.2016 PËR AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË TRETË, DOKTORATË NË “ADMINISTRIM BIZNESI M

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 216, datë 16.12.2016
PËR
AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË TRETË, DOKTORATË NË “ADMINISTRIM BIZNESI ME PROFILE: FINANCË; MENAXHIM; MARKETING;”, TË UNIVERSITETIT TË NEW YORK-UT NË TIRANË


Këshilli i Akreditimit, bazuar në nenin 138 të Ligjit Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë” , Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar, dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportin e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për programin e studimit Doktoratë në “Administrim Biznesi me profile: Financë; Menaxhim; Marketing”, me elementët si më poshtë:

 
a)      Emërtimi i programit: Doktoratë në “Administrim Biznesi me profile: Financë; Menaxhim; Marketing;”

b)      Cikli i studimit: Cikli i tretë

c)      Akti zyrtar i hapjes/licencimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 567, datë 19.11.2012

d)      Institucioni që e ofron*: Universiteti i New York-ut në Tiranë

e)      Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Ekonomisë

f)       Kohëzgjatja (Vite/semestra): së paku 3 vite

g)      Kredite (ECTS): 60 Kredite (viti i formimit teorik)

h)      Forma e studimit: Nuk përcaktohet

i)       Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti i New York-ut në Tiranë

j)       Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 8

VENDOSI: 


1.      Programi i studimit Doktoratë në “Administrim Biznesi me profile: Financë; Menaxhim; Marketing” i përmbush “Standardet Shtetërore të Cilësisë” për akreditimin e programeve të studimit të ciklit të tretë, doktoratë.

2.      Mbështetur në gjithë sa më sipër, Këshilli i Akreditimit vendos të japë për këtë program studimi vlerësim pozitiv me rekomandimet e mëposhtme:

a.       Institucioni të marrë masa dhe të zbatojë mekanizma të brendshëm për stimulimin e punës kërkimore shkencore për stafin akademik dhe studentët e këtij programi studimi.  

b.      Të sigurohet mobilitet më i gjerë i studentëve të doktoratës në institucionet vendase dhe të huaja të arsimit të lartë.

c.       Profilet e programit të studimit të doktoratës të përshtaten sipas nevojave të tregut të punës.

d.      Të rishikohen syllabuset me qëllim përforcimin e njohurive teorike dhe të sigurohet përfshirja e literaturës më të fundit në funksion të këtij programi studimi.

e.       Të merret ne konsiderate ngritja e një organi këshillues, në nivel departamenti apo institucioni, me përfaqësi nga sektori i biznesit, IAL-ve të huaja dhe administratës publike, për këshillimin e zhvillimin e këtij programi studimi.

f.        Të merren masa për sigurimin e financimit të jashtëm për projektet dhe kërkimet shkencore.

3.      Programi i studimit duhet të riorganizohet sipas legjislacionit aktual në fuqi.

4.      Mbështetur në sa më sipër, Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që, programi i studimit, Doktoratë në “Administrim Biznesi me profile: Financë; Menaxhim; Marketing”, me elementët e mësipërm, të akreditohet.
 

KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË