Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 212 datë 29.07.2011

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 212 datë 29.07.2011

Për Programet e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Master i Shkencave (M.Sc.) në:
1. KONTABILITET – FINANCË, me profile:
a. Menaxhim Financiar
b. Shërbime Financiare dhe Bankare
c. Taksimi dhe Ligji
d. Kontabilitet
2. ADMINISTRIM PUBLIK, me profile:
a. Administrativ – Ligjor
b. Administrativ – Ekonomik
3. STUDIME EUROPIANE, me profile:
a. Marrëdhënie Ndërkombëtare e Diplomaci
b. Politikat Europiane dhe Administrim Publik
c. Studime Ekonomike Europiane
d. E Drejtë Europiane
4. SHKENCA JURIDIKE, me profile:
a. E Drejtë Publike
b. E Drejtë Penale dhe Kriminologji
c. E Drejtë e Pronësisë Intelektuale
5. KOMUNIKIM, me profile:
a. Komunikim/Studime në Gazetari Ndërkombëtare
b. Komunikim/Marrëdhënie me Publikun në nivel Ndërkombëtar
6. ZHVILLIM I QËNDRUESHËM, me profil:
a. Qeverisja dhe zhvillimi i qëndrueshëm
Këshilli i Akreditimit, pasi rishqyrtoi propozimin për plotësimin e kushteve të lëna në VKA Nr. 166 datë 15.04.2011, të Programeve të reja të studimit, të kërkuar nga ShLP “Marin Barleti”, bazuar në raportin e vlerësimit në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim se:
1. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, M.Sc. në “Kontabilitet - Financë” me profile: Menaxhim Financiar; Shërbime Financiare dhe Bankare; Taksimi dhe Ligji; Kontabilitet, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
2. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, M.Sc. në “Administrim Publik” me profile: Administrativ – Ligjor; Administrativ - Ekonomik, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
3. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, M.Sc. në “Studime Europiane” me profile: Marrëdhënie Ndërkombëtare e Diplomaci; Politikat Europiane dhe Administrim Publik; Studime Ekonomike Europiane; E Drejtë Europiane, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
4. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, M.Sc. në “Shkenca Juridike” me profile: E Drejtë Publike; E Drejtë e Pronësisë Intelektuale, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me rekomandime: Praktika të shtrihet dhe gjatë semestrit të katërt, në mënyrë që të realizohet një ndarje më e balancuar të orëve në auditor; Të rishikohen orët në auditor gjatë vitit të dytë në mënyrë që të jenë në përputhje me kriterin e MASh; Të aktivizohen në mësimdhënie vetëm pedagogët e parë që kanë gradën shkencor Doktor.
5. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, M.Sc. në “Shkenca Juridike” me profil: E Drejtë Penale dhe Kriminologji, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me rekomandime: Të trajtohen tema të se Drejtës Penale në një nivel më të avancuar sesa niveli Bachelor me analiza dhe të vendimeve unifikuese më të rëndësishme në fushë të Gjykatës së Lartë; Praktika të shtrihet dhe gjatë semestrit të katërt, në mënyrë që të realizohet një ndarje më e balancuar të orëve në auditor; Të rishikohen orët në auditor gjatë vitit të dytë në mënyrë që të jenë në përputhje me kriterin e MASh;
6. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, M.Sc. në “Komunikim” me profil: Komunikim/Marrëdhënie me Publikun në nivel Ndërkombëtar, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
7. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, M.Sc. në “Komunikim” me profil: Komunikim/Studime në Gazetari Ndërkombëtare, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtin e mëposhtëm, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilit jep vlerësim përfundimtar: Të përfshihen seancat metodologjike për punimin përfundimtar.
8. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, M.Sc. në “Zhvillim i Qëndrueshëm” me profil: Qeverisje dhe zhvillimi i qëndrueshëm, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
Të paraqitet plani mësimor i ndarë sipas tipit të veprimtarive (Disiplina të formimit të përgjithshëm, disiplina karakterizuese, disiplina të ngjashme dhe/ose integruese, disiplina me zgjedhje, etj).
Të paraqiten qartë në planin mësimor orët në auditor.
Të reflektohet në planin mësimor ngarkesa javore.
Të standartizohet ngarkesa mësimore e modulit sipas veprimtarive për të gjitha modulet.
Të paraqiten marrëveshjet e bashkëpunimit me Universitetin e Udines dhe CETA, Itali.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Master i Shkencave në Kontabilitet - Financë me profile:
a. Menaxhim Financiar
b. Shërbime Financiare dhe Bankare
c. Taksimi dhe Ligji
d. Kontabilitet
të hapet
Programi i Studimit: Master i Shkencave në Administrim Publik me profile:
a. Administrativ – Ligjor
b. Administrativ – Ekonomik
të hapet
Programi i Studimit: Master i Shkencave në Studime Europiane me profile:
a. Marrëdhënie Ndërkombëtare e Diplomaci
b. Politikat Europiane dhe Administrim Publik
c. Studime Ekonomike Europiane
d. E Drejtë Europiane
të hapet
Programi i Studimit: Master i Shkencave në Shkenca Juridike me profile:
a. E Drejtë Publike
b. E Drejtë Penale dhe Kriminologji
c. E Drejtë e Pronësisë Intelektuale
të hapet
Programi i Studimit: Master i Shkencave në Komunikim me profile:
a. Komunikim/Marrëdhënie me Publikun në nivel Ndërkombëtar të hapet
Institucioni aplikues Shkolla e Lartë Universitare Private “Universiteti “Marin Barleti””, për programet e studimit: M.Sc. në “Komunikim” me profil: Komunikim/Studime në Gazetari Ndërkombëtare dhe M.Sc. në “Zhvillim i Qëndrueshëm” me profil: Qeverisje dhe zhvillimi i qëndrueshëm, pasi të jenë plotësuar kushtet e mësipërme për secilin program studimi, të njoftojë zyrtarisht Këshillin e Akreditimit, i cili, pas verifikimit, do të rifillojë procedurën për vlerësimin e programeve të mësipërme.
KËSHILLI i AKREDITIMIT
Bardhyl MUSAI Kryetar __________________________
Anila HODA Nën/Kryetar __________________________
Gëzim HADAJ Anëtar __________________________
Emil LAMANI Anëtar __________________________
Vladimir NIKA Anëtar __________________________
Shyqyri LLACI Anëtar __________________________
Edlira LATE Anëtar __________________________
Ilir BOZGO Anëtar __________________________
Qamil DIKA Anëtar __________________________
Z. Emil Lamani dhe Z. Vladimir Nika nuk ishin të pranishëm në këtë mbledhje.