Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 210, datë 18.11.2016 PËR VLERËSIMIN NË KUADËR TË HEQJES SË KUSHTEVE TË AKREDITIMIT PËR PROGRAMIN E STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “FIZIOTERAPI”, TË AKADEMISË SË STUDIMEVE TË APLIKUARA “REALD”

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 210, datë 18.11.2016
PËR
VLERËSIMIN NË KUADËR TË HEQJES SË KUSHTEVE TË AKREDITIMIT PËR PROGRAMIN E STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “FIZIOTERAPI”, TË AKADEMISË SË STUDIMEVE TË APLIKUARA “REALD” 


Këshilli i Akreditimit, bazuar në nenin 138 të Ligjit Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë, Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për Arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar dhe mbështetur në raportin e vlerësimit të plotësimit të kushteve si dhe në dokumentacionin mbështetës, për programin e studimit Bachelor në “Fizioterapi”, të Akademisë së Studimeve të Aplikuara “REALD”,

VENDOSI:


1.      Akademia e Studimeve të Aplikuara “REALD”, i ka plotësuar kushtet e vëna në Urdhërin e Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 404, datë 26.07.2016, për programin e studimit Bachelor në “Fizioterapi”.

2.      Mbështetur në gjithë sa më sipër, Këshilli i Akreditimit jep vlerësim përfundimtar pozitiv për programin e studimit Bachelor në “Fizioterapi”, të Akademisë së Studimeve të Aplikuara “REALD” dhe rekomandon heqjen e kushteve të akreditimit sipas Urdhërit të Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 404, datë 26.07.2016. 

3.      Institucioni do të monitorohet nga APAAL dhe KA për ndjekjen e treguesve të cilësisë për këtë program studimi. IAL, brenda vitit akademik 2016-2017, të raportojë pranë APAAL mbi përmirësimin në vijim të këtyre treguesve dhe veçanërisht për cilësinë e literaturës bazë dhe dytësore në mbështetje të këtij programi studimi dhe kualifikimin e stafit akademik në përbërje të Departamentit të Fizioterapisë.

4.      Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që programi i studimit Bachelor në “Fizioterapi”, të Akademisë së Studimeve të Aplikuara “REALD”, të akreditohet.
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË