VENDIM
Nr. 21, datë 30.01.2015
MBI
HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “INFORMATIKË E ZBATUAR” TË INSTITUCIONIT TË ARSIMIT TË LARTË “SHKOLLA E LARTË UNIVERSITARE PRIVATE “LOGOS””
Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar, mbështetur në procesin dhe rezultatet e vlerësimit paraprak të programit të studimit me elementët:
a) Emërtimi i programit: Master Profesional në “Informatikë e Zbatuar”
b) Cikli i studimit: Cikli i Dytë
c) Institucioni që e ofron: Shkolla e Lartë Universitare Private “Logos”
d) Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Shkencave të Aplikuara
e) Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1.5 vite akademike / 3 semestra
f) Kredite (ECTS): 90 ECTS
g) Forma e studimi: me kohë të plotë
h) Gjuha e studimeve: Shqip
i) Diploma lëshohet: vetëm nga IAL propozuese
j) Numri i studentëve të parashikuar për vit akademik: 10 – 30 studentë
k) Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7
VENDOSI:
1. Programi i studimit Master Profesional në “Informatikë e Zbatuar”, nuk i përmbush standardet shtetërore të cilësisë për stafin përbërës të njësisë kryesore (Fakulteti i Shkencave të Aplikuara) dhe të asnjë prej njësive bazë të tij, që mbulojnë dhe përgjigjen për këtë program studimi.
2. Për sa më sipër KA jep vlerësim përfundimtar negativ dhe i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që programi i studimit Master Profesional në “Informatikë e Zbatuar” me elementët e mësipërm të mos hapet.