KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 21 datë 19.06.2009
Për vlerësimin e Programit të Studimit të Ciklit të Tretë që përfundojnë me Diplomë: DOKTORATURË në :
1. “STUDIME TË THELLUARA NË FARMAKOLOGJI, FIZIOLOGJI, FIZIOPATOLOGJI”
2. “STUDIME TË THELLUARA TË ASPEKTEVE EPIDEMIOLOGJIKE, DIAGNOSTIKE DHE TERAPEUTIKE TË SËMUNDJEVE INFEKTIVE EMERGJENTE DHE RIEMERGJENTE NË SHQIPËRI”
3. “SHËNDET PUBLIK”
4. “STUDIME TË THELLUARA TË ASPEKTEVE EPIDEMIOLOGJIKE, DIAGNOSTIKE DHE TERAPEUTIKE TË SËMUNDJEVE TË LËKURËS”
5. “STUDIME TË THELLUARA DHE KËRKIME NË OTORINOLARINGOLOGJI”
6. “STUDIME TË THELLUARA NË KARDIOLOGJI”
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programet e Reja të Studimit, Doktoraturë (Dr) në: “Studime të Thelluara të Aspekteve Epidemiologjike, Diagnostike dhe Terapeutike të Sëmundjeve Infektive Emergjente dhe Riemergjente në Shqipëri”, “Studime të Thelluara në Kardiologji”, “Studime të Thelluara në Otorinolaringologji”, “Studime të Thelluara në Farmakologji, Fiziologji, Fiziopatologji”, “Shëndet Publik”, “Studime të Thelluara të Aspekteve Epidemiologjike, Diagnostike dhe Terapeutike të Sëmundjeve të Lëkurës”, të kërkuar nga Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Tiranës, bazuar në raportin e vlerësimit teknik, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Doktoraturë në Studime të Thelluara në Farmakologji, Fiziologji, Fiziopatologji, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Doktoraturë në Studime të Thelluara të Aspekteve Epidemiologjike, Diagnostike dhe Terapeutike të Sëmundjeve Infektive Emergjente dhe Riemergjente në Shqipëri, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv me kusht që të bëjë plotësimin e mëposhtëm:
1. Syllabuset e planit mësimor të jenë më të detajuara.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Doktoraturë në Studime të Thelluara në Shëndet Publik, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv. Me sugjerimin që të ndryshojë emërtimin në: Studime të Thelluara në Shëndet Publik
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Doktoraturë në Studime të Thelluara të Aspekteve Epidemiologjike, Diagnostike dhe Terapeutike të Sëmundjeve të Lëkurës, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Doktoraturë në Studime të Thelluara dhe Kërkime në Otorinolaringologji, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Doktoraturë në Studime të Thelluara në Kardiologji, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv me kusht që të bëjë plotësimet e mëposhtëme:
1) Paraqitja më e detajuar e objektivave formues të programit të studimit.
2) Syllabuset e planit mësimor, ndonëse të detajuara në imtësi, nuk përmbajnë në mënyrë eksplicite komponentin “epidemiologji”, si një ndër tre objektivat formues të programit (“epidemiologjia e sëmundjeve kardiovaskulare”), që është komponent i rëndësishëm.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Doktoraturë në “Studime të Thelluara në Farmakologji, Fiziologji, Fiziopatologji”, të hapet.
Programi i Studimit: Doktoraturë në “Studime të Thelluara të Aspekteve Epidemiologjike, Diagnostike dhe Terapeutike të Sëmundjeve Infektive Emergjente dhe Riemergjente në Shqipëri”, të hapet.
Programi i Studimit: Doktoraturë në “Studime të Thelluara në Shëndet Publik”, të hapet.
Programi i Studimit: Doktoraturë në “Studime të Thelluara të Aspekteve Epidemiologjike, Diagnostike dhe Terapeutike të Sëmundjeve të Lëkurës”, të hapet.
Programi i Studimit: Doktoraturë në “Studime të Thelluara në Otorinolaringologji”, të hapet.
Programi i Studimit: Doktoraturë në “Studime të Thelluara në Kardiologji”, të hapet.
KËSHILLI i AKREDITIMIT