Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 207, datë 18.11.2016 PËR VLERËSIMIN NË KUADËR TË HEQJES SË KUSHTEVE TË AKREDITIMIT PËR PROGRAMIN E STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “KONTABILITET-FINANCË ME PROFILE: MENAXHIM FINANCIAR; KONTABILITET; TAKSIMI DHE LIGJI”, TË SHKO

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 207, datë 18.11.2016
PËR
VLERËSIMIN NË KUADËR TË HEQJES SË KUSHTEVE TË AKREDITIMIT PËR PROGRAMIN E STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “KONTABILITET-FINANCË ME PROFILE: MENAXHIM FINANCIAR; KONTABILITET; TAKSIMI DHE LIGJI”, TË SHKOLLËS SË LARTË UNIVERSITARE JOPUBLIKE “UNIVERSITETI MARIN BARLETI”

Këshilli i Akreditimit, bazuar në nenin 138 të Ligjit Nr.80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për Arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar dhe mbështetur në raportin e vlerësimit të plotësimit të kushteve si dhe në dokumentacionin mbështetës, për programin e studimit Master i Shkencave në “Kontabilitet-Financë me profile: Menaxhim Financiar; Kontabilitet; Taksimi dhe Ligji”, të Shkollës së Lartë Universitare Jopublike “Universiteti Marin Barleti”,

VENDOSI:

1.      Shkolla e Lartë Universitare Jopublike “Universiteti Marin Barleti”, i ka plotësuar kushtet e vëna në Vendimin e Këshillit të Akreditimit Nr. 67/1, datë 02.11.2015, për programin e studimit Master i Shkencave në “Kontabilitet-Financë me profile: Menaxhim Financiar; Kontabilitet; Taksimi dhe Ligji”, të Shkollës së Lartë Universitare Jopublike “Universiteti Marin Barleti”.

2.      Mbështetur në gjithë sa më sipër, Këshilli i Akreditimit jep vlerësim përfundimtar pozitiv për programin e studimit Master i Shkencave në “Kontabilitet-Financë me profile: Menaxhim Financiar; Kontabilitet; Taksimi dhe Ligji”, të Shkollës së Lartë Universitare Jopublike “Universiteti Marin Barleti”, dhe rekomandon heqjen e kushteve të akreditimit sipas Vendimit të Këshillit të Akreditimit Nr. 67/1, datë 02.11.2015.

3.      Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që programi i studimit Master i Shkencave në “Kontabilitet-Financë me profile: Menaxhim Financiar; Kontabilitet; Taksimi dhe Ligji”, të Shkollës së Lartë Universitare Jopublike “Universiteti Marin Barleti”, të akreditohet.

KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË