Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 202, datë 18.11.2016 MBI HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “FINANCË ME PROFILE: KONTABILITET; BANKË”, TË SHKOLLËS PRIVATE TË ARSIMIT TË LARTË “UNIVERSITETI METROPOLITAN TIRANA”

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 202, datë 18.11.2016
MBI
HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “FINANCË ME PROFILE: KONTABILITET; BANKË”, TË SHKOLLËS PRIVATE TË ARSIMIT TË LARTË “UNIVERSITETI METROPOLITAN TIRANA”


Këshilli i Akreditimit, bazuar në nenin 138 të Ligjit Nr.80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë” , Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar, mbështetur në procesin dhe rezultatet e vlerësimit paraprak të programit të studimit me elementët:

a)      Emërtimi i programit: Bachelor në “Financë, me profile: Kontabilitet; Bankë”
b)      Cikli i studimit: Cikli i parë
c)      Institucioni që e ofron: Shkolla Private e Arsimit të Lartë “Universiteti Metropolitan Tirana”
d)      Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Ekonomisë
e)      Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
f)       Kredite (ECTS): 180 ECTS
g)      Forma e studimit: me kohë të plotë
h)      Diploma lëshohet: vetëm nga IAL propozuese
i)       Numri i studentëve të parashikuar për vit akademik: 10-50 studentë
j)       Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 6

VENDOSI:

1.      Programi i studimit Bachelor në “Financë, me profile: Kontabilitet; Bankë”, i përmbush standardet e cilësisë.
2.      Për gjithë sa më sipër KA jep vlerësim pozitiv dhe i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që programi Bachelor në “Financë, me profile: Kontabilitet; Bankë”, me elementët e mësipërm të hapet. 
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË