VENDIM
Nr. 20, datë 30.01.2015
MBI
HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “MENAXHIM TURIZMI” TË INSTITUCIONIT TË ARSIMIT TË LARTË“SHKOLLA E LARTË UNIVERSITARE PRIVATE “LOGOS””
Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar, mbështetur në procesin dhe rezultatet e vlerësimit paraprak të programit të studimit me elementët:
a) Emërtimi i programit: Master Profesional në “Menaxhim Turizmi”
b) Cikli i studimit: Cikli i Dytë
c) Institucioni që e ofron: Shkolla e Lartë Universitare Private “Logos”
d) Fakulteti përgjegjës: Fakulteti Ekonomik
e) Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1.5 vite akademike / 3 semestra
f) Kredite (ECTS): 90 ECTS
g) Forma e studimi: me kohë të plotë
h) Gjuha e studimeve: Shqip
i) Diploma lëshohet: vetëm nga IAL propozuese
j) Numri i studentëve të parashikuar për vit akademik: 10 – 30 studentë
k) Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7
VENDOSI:
1. Programi i studimit Master Profesional në “Menaxhim Turizmi”, nuk i përmbush standardet shtetërore të cilësisë për stafin përbërës të njësisë kryesore (Fakulteti Ekonomik) dhe të dy prej njësive bazë të tij që mbulojnë dhe përgjigjen për këtë program studimi.
2. Për sa më sipër KA jep vlerësim përfundimtar negativ dhe i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që programi i studimit Master Profesional në “Menaxhim Turizmi” me elementët e mësipërm të mos hapet.