Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 2, datë 05.01.2015 PËR LICENSIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “ANALIST PRODHIMI”, TË INSTITUCIONIT TË ARSIMIT TË LARTË, UNIVERSITETI “ALEKSANDËR XHUVANI”, ELBASAN

VENDIM
Nr. 2, datë 05.01.2015
PËR LICENSIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “ANALIST PRODHIMI”, TË INSTITUCIONIT TË ARSIMIT TË LARTË, UNIVERSITETI “ALEKSANDËR XHUVANI”, ELBASAN


Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar, mbështetur në procesin dhe rezultatet e vlerësimit paraprak të programit të studimit me elementët:

a)      Emërtimi i programit: Master Profesional në “Analist Prodhimi”

b)      Cikli i studimit: Cikli i Dytë

c)      Institucioni që e ofron: Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan

d)     Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Shkencave të Natyrës

e)      Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1.5 vite/3 semestra

f)       Kredite (ECTS): 90 ECTS

g)      Forma e studimi: me kohë plotë

h)      Gjuha e studimeve: Shqip

i)        Statusi i diplomës: Vetëm nga IAL propozuese

j)        Numri i studentëve të parashikuar për vit akademik: 15-40 studentë në vit akademik

që përfundon me diplomë Master Profesional në “Analist Prodhimi”

VENDOSI:



1.      Programi i studimit Master Profesional në “Analist Prodhimi”, nuk i përmbush standardet e cilësisë për një sërë mangësish që lidhen me, strukturën kurrikulare dhe përmbajtjen e programit, infrastrukturën mbështetëse, kapacitetin e stafit akademik dhe se nuk mbështetet në asnjë studim tregu. Për këto arsye KA jep vlerësim përfundimtar negativ.

2.      Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që programi i studimit Master Profesional në “Analist Prodhimi” të mos hapet.

3.      Programi i studimi është hapur me VKM Nr. 549, datë 16.08.2012 dhe ka aktualisht studentë të regjistruar. Për këtë arsye i rekomandojmë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të mos akordojë kuota studimi në vijim për këtë program dhe të parashikojë mundësi transferimi të studentëve në proces në programe të ngjashme në Institucione të tjera të Arsimit të Lartë.