Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr.198, datë 17.10.2016 PËR AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “MENAXHIM BIZNESI”, TË ShLUJ “UNIVERSITETI MARIN BARLETI”

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
 
 VENDIM
 Nr.198, datë 17.10.2016
 
 PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “MENAXHIM BIZNESI”, TË ShLUJ “UNIVERSITETI MARIN BARLETI”

Këshilli i Akreditimit, bazuar në nenin 138 të Ligjit Nr.80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë” , Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportet e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për programine studimit, me elementët si më poshtë:

a)      Emërtimi i programit: Bachelornë “Menaxhim Biznesi”

b)      Cikli i studimit: Cikli i Parë

c)      Vendimi i hapjes/licencimit: Shkresë e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Nr. 2365 prot, datë 12/04/2006.

d)     Vendimi i akreditimit të parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 288, datë 04.09.2009.

e)      Institucioni që e ofron: ShLUJ “Universiteti Marin Barleti”

f)       Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomisë

g)      Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra

h)      Kredite (ECTS): 180 ECTS

i)        Forma e studimit: Me kohë të plotë dhe kohë të pjesshme

j)        Statusi i diplomës: ofrohet nga vetë IAL

k)      Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

 

VENDOSI

1.      Programi i studimit, Bachelor në “Menaxhim Biznesi” i përmbush “Standardet Shtetërore të Cilësisë” për akreditimin e programit të studimit të ciklit të parë.

2.      Mbështetur në gjithë sa më sipër, Këshilli i Akreditimit vendos të japë për këtë program studimi vlerësimin pozitiv, me rekomandimet e mëposhtme:

a.       Të pasurohet më tej fondi i librave dhe i titujve të rinj në fushën e menaxhimit të biznesit.

b.      Të përmirësohet më tej raporti midis stafit akademik me grada dhe tituj shkencorë, që mbulon këtë program studimi.

c.       Të ulet ngarkesa mësimore aktualisht e lartë, e personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi.

d.      Të shtohet numri i personelit administrativ, në nivel departamenti.

3.      Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që, programi i studimit, Bachelor në “Menaxhim Biznesi”, me elementët e mësipërm, të akreditohet.

4.      ShLUJ “Universiteti Marin Barleti”, për programin e studimit, Bachelor në “Menaxhim Biznesi”, duhet të sigurojë që standardet e cilësisë, mbi bazën e të cilave është dhënë akreditimi, të përmbushen për të gjithë periudhën kohore të vlefshmërisë së akreditimit.

5.       Ngarkohet Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë të monitorojë në vazhdimësi ruajtjen e këtyre standardeve dhe të raportojë pranë Këshillit të Akreditimit.

 
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË