Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 190, datë 07.07.2016 MBI HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “MËSUESI NË EDUKIM FIZIK DHE SPORTE”, TË ShLUJ “UNIVERSITETI MARIN BARLETI”

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 190, datë 07.07.2016
MBI
HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “MËSUESI NË EDUKIM FIZIK DHE SPORTE”, TË ShLUJ “UNIVERSITETI MARIN BARLETI”

Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar, mbështetur në procesin dhe rezultatet e vlerësimit paraprak të programit të studimit me elementët:

a)      Emërtimi i programit: Master Profesional në “Mësuesi në Edukim fizik dhe sporte”
b)      Cikli i studimit: Cikli i dytë
c)      Institucioni që e ofron: ShLUJ “Universiteti Marin Barleti”
d)      Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Shkencave sociale
e)      Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 vit / 2 semestra
f)       Kredite (ECTS): 60 ECTS
g)      Forma e studimi: me kohë të plotë
h)      Diploma lëshohet: vetëm nga IAL propozuese
i)       Numri i studentëve të parashikuar për vit akademik: 25 studentë
j)       Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7

VENDOSI:

1.      Programi i studimit Master Profesional në “Mësuesi në Edukim fizik dhe sporte”, i përmbush standardet e cilësisë për këtë lloj dhe cikël programi studimi.
2.      Për gjithë sa më sipër KA jep vlerësim përfundimtar pozitiv dhe i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që programi i studimit Master Profesional në “Mësuesi në Edukim fizik dhe sporte” me elementët e mësipërm të hapet.