KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 179 datë 30.05.2011
Për akreditimin e Programit të Studimit që përfundon me Diplomë e Integruar e Nivelit të Dytë/Master i Shkencave në “Stomatologji” (5 vite akademike), i miratuar me VKM Nr.761, datë 06.12.2005, të Shkollës së Lartë Universitare, Private, “Kristal”.
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi vlerësimin e Programit të Studimit që përfundon me Diplomë e Integruar e Nivelit të Dytë/Master i Shkencave në “Stomatologji” (5 vite akademike), të Shkollës së Lartë Universitare, Private “Kristal”, të kryer në periudhën Nëntor 2010 – Maj 2011, mbështetur në raportin e vetëvlerësimit, raportin e vlerësimit të jashtëm, në raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, jep vlerësimin përfundimtar Pozitiv, pasi janë në përputhje me standardet, kërkesat ligjore institucionale dhe akademike në fuqi.
Këshilli i Akreditimit vëren se në përgjithësi programi i studimit, i ka përmbushur objektivat e tij formues, por në realizimin tërësor dhe me cilësi të procesit të formimit të studentëve dhe pajisjes së tyre me dijet dhe shprehitë e nevojshme,
REKOMANDON:
1. Të nxiten dhe mbështeten studentët nga i gjithë personeli drejtues dhe akademik për të thelluar dijet, për arritjen e rezultateve më cilësore në përgatitje.
2. Të inkurajohet rritja e nivelit të kërkimit shkencor nga personeli akademik ku të përfshihen edhe studentët.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, Për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, VKM Nr. 424, datë 2.6.2010, për Miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Diplomë e Integruar e Nivelit të Dytë / Master i Shkencave në Stomatologji (5 vite akademike)
të akreditohet.
KËSHILLI i AKREDITIMIT
Bardhyl MUSAI Kryetar __________________________
Anila HODA Nën/Kryetar __________________________
Gëzim HADAJ Anëtar __________________________
Emil LAMANI Anëtar __________________________
Vladimir NIKA Anëtar __________________________
Shyqyri LLACI Anëtar __________________________
Edlira LATE Anëtar __________________________
Ilir BOZGO Anëtar __________________________
Qamil DIKA Anëtar __________________________