Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 178 datë 30.05.2011 - SHLUP “Shkolla e Lartë Amerikane e Tiranës”

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 178 datë 30.05.2011

Për akreditimin e Programit të Studimit që përfundon me Diplomë e Integruar e Nivelit të Dytë/Master i Shkencave në “Stomatologji” (5 vite akademike), e miratuar me VKM Nr.259, datë 27.02.2008, të Institucionit Privat të Arsimit të Lartë “Shkolla e Lartë Amerikane e Tiranës”.
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi vlerësimin e Programit të Studimit që përfundon me Diplomë e Integruar e Nivelit të Dytë/Master i Shkencave në “Stomatologji” (5 vite akademike), të Institucionit Privat të Arsimit të Lartë “Shkolla e Lartë Amerikane e Tiranës”, të kryer në periudhën Tetor 2010 – Maj 2011, mbështetur në raportin e vetëvlerësimit, raportin e vlerësimit të jashtëm, në raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, jep vlerësimin përfundimtar Pozitiv, pasi janë në përputhje me standardet, kërkesat ligjore institucionale dhe akademike në fuqi.
Këshilli i Akreditimit vëren se në përgjithësi programi i studimit, i ka përmbushur objektivat e tij formues, por ka edhe disa mangësi në realizimin tërësor dhe me cilësi të procesit të formimit të studentëve dhe pajisjes së tyre me dijet dhe shprehitë e nevojshme dhe për këtë qëllim
REKOMANDON:
Me gjithë vlerësimet pozitive ka edhe disa sugjerime që mendojmë të shikohen për të rritur nivelin e këtij institucioni, të cilat janë:
1. Koha jo e gjatë në fushën e edukimit dentar reflekton disa mangësi objektive të cilat stafi do të duhet t’i plotësojë me rritjen e përvojës.
2. Të përmirësohet raporti midis stafit akademik me kohë të plotë dhe të ftuar, sidomos të huaj.
3. Të bëhen përpjekje të vazhdueshme në të gjitha njësitë për të siguruar vazhdimësinë e cilësisë aktuale të mësimdhënies.
4. Të shihet mundësia e ndërtimit të një klinike universitare, e cila do të lehtësonte shumë zhvillimin e praktikave profesionale.
5. Të bëhen përpjekje të vazhdueshme për të kualifikuar personelin, sidomos në menaxhim.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, Për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, VKM Nr. 424, datë 2.6.2010, për Miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Diplomë e Integruar e Nivelit të Dytë / Master i Shkencave në Stomatologji (5 vite akademike)
të akreditohet.
KËSHILLI i AKREDITIMIT
Bardhyl MUSAI Kryetar __________________________
Anila HODA Nën/Kryetar __________________________
Gëzim HADAJ Anëtar __________________________
Emil LAMANI Anëtar __________________________
Vladimir NIKA Anëtar __________________________
Shyqyri LLACI Anëtar __________________________
Edlira LATE Anëtar __________________________
Ilir BOZGO Anëtar __________________________
Qamil DIKA Anëtar __________________________