Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 174 datë 15.04.2011 - Universiteti i Tiranës

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 174 datë 15.04.2011

Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master profesional (Mp) në:
1. SHËNDET PUBLIK
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programin e ri të studimit, Master profesional në “Shëndet Publik” të kërkuar nga Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Tiranës, bazuar në raportin e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim se:

  • Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Mp në “Shëndet Publik”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Master profesional në Shëndet Publik
të hapet
KËSHILLI i AKREDITIMIT
Bardhyl MUSAI Kryetar __________________________
Anila HODA Nën/Kryetar __________________________
Gëzim HADAJ Anëtar __________________________
Emil LAMANI Anëtar __________________________
Vladimir NIKA Anëtar __________________________
Shyqyri LLACI Anëtar __________________________
Edlira LATE Anëtar __________________________
Ilir BOZGO Anëtar __________________________
Qamil DIKA Anëtar __________________________