Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 170, datë 07.07.2016 MBI HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “MËSUES INFORMATIKE PËR ARSIMIN E MESËM TË LARTË”, TË UNIVERSITETIT TË TIRANËS

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
 
VENDIM
Nr. 170, datë 07.07.2016
MBI
HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “MËSUES INFORMATIKE PËR ARSIMIN E MESËM TË LARTË”, TË UNIVERSITETIT TË TIRANËS

Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar, mbështetur në procesin dhe rezultatet e vlerësimit paraprak të programit/eve të studimit me elementët:

a)      Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Mësues Informatike për arsimin e mesëm të lartë”

b)      Cikli i studimit: Cikli i dytë

c)      Institucioni që e ofron: Universiteti i Tiranës

d)     Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Shkencave të Natyrës

e)      Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra

f)       Kredite (ECTS): 120 ECTS

g)      Forma e studimi: me kohë të plotë

h)      Diploma lëshohet: vetëm nga IAL propozuese

i)        Numri i studentëve të parashikuar për vit akademik: 50 studentë

j)        Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7
 
VENDOSI:

1.      Programii studimit Master i Shkencave në “Mësues Informatike për arsimin e mesëm të lartë”, i përmbush standardet e cilësisë për këtë lloj dhe cikël programi studimi.

2.      Për gjithë sa më sipër KA jep vlerësim përfundimtar pozitivdhe i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që programi i studimit Master i Shkencave në “Mësues Informatike për arsimin e mesëm të lartë” me elementët e mësipërmtë hapet.

KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË